Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, po e mirëpret angazhimin nga Prishtina zyrtare, megjithatë pohon se ka ende një rrugë të gjatë përpara drejt pranimit të Kosovës në Bashkimin Europian.
”Ne e mirëpresim angazhimin nga # Prishtina, por ka ende një rrugë të gjatë përpara drejt pranimit në BE. Ka shumë për të bërë për të përmirësuar situatën e sundimit të ligjit dhe për të luftuar më shumë kundër korrupsionit. #Kosova duhet të zbatojë detyrimet e saj në ujrat e energjisë për të luftuar # ndotjen”, thekson ajo.
Sot Viola von Cramon bëri të ditur se Komisioni i Parlamentit Europian për Punë të Jashtme, ka pranuar raportin e saj.