×
  • Lajme
  • Lajme

    Raporti i Auditorit/ Tri hidrocentrale në Kosovë janë pajisur me leje ujore pas fillimit të operimit

    FrontOnline
    03 Korrik 2022

    Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”, raporton Front Online.

    Në këtë raport, ZKA-ja ka evidentuar një mori shkeljesh të cilat janë bërë nga institucionet e vendit për licencimin e hidrocentraleve.

    Sipas të gjeturave të auditorit, hidrocentrali HC-të Dilli-Com, Orqusha dhe Brezovica janë pajisur me leje ujore pas fillimit të operimit.

    Në raportin e ZKA-së thuhet se Hidrocentralet duhet të pajisen me Leje Ujore për shfrytëzimin e ujit para se të fillojnë prodhimin/ operimin e tyre.

    Leja ujore prodhon efekt juridik nga dita kur bartësi i lejes ujore informon organin, i cili e ka dhënë lejen ujore, se është kryer kontrolli teknik dhe se janë plotësuar të gjitha kushtet e parapara. Nga momenti i dhënies së lejes ujore deri në fillim të prodhimit të efektit juridik, organi i cili e ka lëshuar lejen me kërkesë të palës do të lëshoj lejen për shfrytëzimin e ujit.

    Si shkelje tjetër, auditori e ka cilësuar edhe  pajisjen me Leje për Shfrytëzimi të Ujit për katër hidrocentrale pasi që e kanë filluar prodhimin.

    Sipas auditorit, hidrocentralet të cilat janë pajisur Leje për Shfrytëzimi të Ujit për katër hidrocentrale pasi që e kanë filluar prodhimin janë, Hidrocentrali Orqusha, Brodi II, Albaniku III dhe hidrocentrali Deçani.

    Për të gjeturat e auditorit për licencimin e hidrocentraleve në Kosovë, FrontOnline, ka dërguar pyetje edhe në Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës por deri në publikim e këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje.

    Ministria e Aliut heshtë për të gjeturat e auditorit për Hidrocentralet

    Në raportin e ZKA-së për  auditimin e performancës “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”, janë evidentuar një mori shkeljesh nga institucionet e vendit për licencimin e hidrocentraleve.

    Auditori  i ka rekomanduar Qeverisë dhe Ministrisë, që të koordinoj aktivitetet mes palëve për prodhimin e energjisë elektrike përmes Hidrocentraleve , të ndërtohen Hidrocentralet vetëm në zonat e lejuara dhe duke siguruar se vepron brenda kompetencave të saja.

    Por, për të gjeturat dhe rekomandimet e auditorit, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, e udhëhequr nga Liburn Aliu, nuk ka kthyer përgjigje.

     

     

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi Zeqiri. Në...
    Lajme26 Prill 2024
    Në Bruksel gjatë ditës së djeshme ka përfunduar pa marrëveshje edhe një rund i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë në nivel kryenegociatorësh....
    Lajme26 Prill 2024
    Ka filluar të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin-Potokut. Në seancë po merr pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.