187 pacientë po trajtohen për Covid-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale, shkruan Gazeta Express.
Në Klinikën Infektive po trajtohen 54 pacientë dhe në atë të Pulmologjisë 53. 9 të tjerë po trajtohen në Klinikën e Anestezionit dhe 1 pacientë në Klinikën e Pediatrisë.
Sipas njoftimit, 4 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 9 në CPAP, ndërsa 99 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.
Më poshtë gjeni raportin e detajuar të numrit dhe gjendjes së pacientëve të infektuar me koronavirus, të cilët po trajtohen nëpër klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale.