Jaguar Land Rover po përgatit disa risi, përfshirë Range Rover-in dhe Range Rover Sport-in e ri. Sipas mediave britanike, gjenerata e tretë e ardhshme e Range Rover Sport pritet në fund të vitit 2022, me platformën e re MLA (Modular Longitudinal Architecture), që do të thotë se modeli i ri do të përfaqësojë më shumë sesa evolucionin. Falë përdorimit të aluminit, platforma është më e lehtë se ajo aktuale dhe është përshtatur për përdorimin e hibrideve plug-in dhe drejtimit elektrik. Range Rover Sport i ri duhet të ketë një gjatësi dhe bazë mes rrotave të ngjashme me modelin aktual, por gjerësia do të jetë më e shkurtër.
Platforma është krijuar për të pranuar një hibrid të butë, një hibrid plug-in, si dhe një makinë plotësisht elektrike. Range Rover i parë elektrik është njoftuar për vitin 2024, kështu që pritet që Range Rover Sport i ri të mund të marrë një variant elektrik gjatë këtij viti (në bashkëpunim me BMW). Për sa i përket dizajnit, nuk duhet pritur ndryshime të mëdha, por evolucioni i zgjidhjeve aktuale, me frymëzim nga modelet Velar dhe Evoque. E gjithë kjo me një brendshme edhe më luksoze dhe teknologji më të përparuar, me sistemin e informacionit dhe argëtimit Pivi Pro me ekran deri në 11,4 inç. Në çdo rast, ky është njoftuar të jetë Range Rover / Range Rover Sport më radikal dhe teknikisht i përparuar deri më tani./FrontOnline/