Jaguar Land Rover ka përgatitur një Range Rover Evoque P300 HST të veçantë, pamja e të cilit është frymëzuar nga modeli Range Rover Sport. Range Rover Evoque P300 HST është në dispozicion vetëm me një motor 2.0-litërsh benzinë Ingenium me 296 kuaj fuqi benzinë, me Evoque R-Dynamic S si bazë.
Për këtë model, ndër të tjera, ka elementë të zinj në pjesën e jashtme (vrimat e ajrit, pasqyrat, shenjat…), një grup rrotash aliazh 20 inç në ngjyrë të zezë me shkëlqim, pincë të kuqe frenash, çati panoramike, dritare të errësuaradrita LED, timon Suedecloth, karrige lëkure, pragje me mbishkrimin Range Rover, hapja e derës së pasme në mënyrë elektrike, tabela instrumentale dixhitale, sistemi i informacionit dhe argëtimit 12,3 inç, sistemi Meridian Sound.
Çmimi për Range Rover Evoque P300 HST në MB është 50,440 euro./FrontOnline/