Një moment i pakëndshëm ka ndodhur mbrëmë në Itali, pasi e bija e trajnerit të Pescarës, Gianluca Grasdonia është sulmuar nga tifozët ultras të Salernitanës.
Krejt kjo vjen para ndeshjes së nesërme që të dyja skuadrat e luajnë në javën e 38-të në Serie B, shkruan FrontOnline.
18-vjeçarja është sulmuar fizikisht nga tifozët e Salernitanës.
Grasdonia është trajner i Pescarës e cila ka prerë biletën për në Serie C vitin tjetër ndërsa Salernitana është afër ngjitjes në Serie A.
Sulmi dyshohet se është bërë për të trembur trajnerin Grasdonia në prag të sfidës me Salernitanën, pasi kjo sfidë është jetike për skuadrën italiane për t’u ngjitur në Serie A./FrontOnline/