“Sa i përket sigurisë dhe anëtarësimit në NATO, janë etapat e parapara. Pra është partneriteti për paqe, dhe gjithsesi aplikimi për NATO”, kështu tha kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
Siç u shpreh ai, janë të vetëdijshëm se ato kritere janë një listë e detyrave që duhet t’i kryejë Kosova por të gjitha këto burojnë nga një ushtri moderne që është në zhvillim, në standardet e NATO-s dhe e cila e ka besimin e anëtarëve të NATO-s.
“Por edhe nga një angazhim i madh politik për t’i bindur edhe skeptikët që që edhe Kosova përpos që mund të kontribuojë në partneritet për paqe do të mund edhe të jetë anëtare e rregullt e NATO-s edhe pse si kohë reale mund të jetë viti 2025 e anëtarësimit në NATO”, tha ndër tjera Haradinaj.
Nëse kjo sipas kandidatit për president, Haradinaj nuk ndodh që Kosova të jetë afër dyerve të NATO-s, atëherë ai tha se duhet t’ia lejojmë qytetarëve të vendosin për bashkim me Shqipërinë për në union.