×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj përkujton Ilaz Kodrën

    FrontOnline
    30 Prill 2025

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar sakrificën heroike të komandantit Ilaz Kodra dhe 29 bashkëluftëtarëve të tij, në 26-vjetorin e përjetësisë.

    Në një postim në Facebook, Haradinaj thotë se me Kodrën ishte bashkë në betejën e Qafë Mullarit në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama.

    “Dje i kujtuam me respekt dëshmorët; Jakub Demaliaj e Bilall Mazrekaj, ndërsa sot përkujtojmë sakrificën heroike të komandantit Ilaz Kodra dhe 29 bashkëluftëtarëve të tij, në 26-vjetorin e përjetësisë. Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama. Më 30 prill 1999, ata luftuan trimërisht kundër disa brigadave të ushtrisë pushtuese jugosllave, duke e kthyer rrjedhën e historisë në favor të lirisë së Kosovës”, ka shkruar kreu i AAK-së

    Tutje, Haradinaj bëri të ditur se sot bashkë me kolegë dhe shumë bashkëluftëtarë të gjallë, iu bashkuan familje së luftëtarit Naser SHala, për të qenë pranë tyre pas ndarjes së tij nga jeta.

    “Po ashtu, sot me kolegë e shumë bashkëluftëtarë të gjallë nga Zona e Dukagjinit iu bashkuam familjes së luftëtarit Naser Shala, për të ndarë dhimbjen me ta për ndarjen e tij nga jeta. Lavdi dëshmorëve të kombit! I paharruar kujtimi për ty, vëlla e bashkëluftëtar Naser Shala”, ka shtuar Haradinaj.

     

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Një person është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e QKMF’së në Skenderaj. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin...
    Lajme01 Qershor 2025
    Është gjetur 14-vjeçarja nga Fushë Kosova, Besforta Shala, e cila ishte raportuar e zhdukur që nga 30 maji. Lajmin për Klankosova.tv e...
    Lajme01 Qershor 2025
    “Ta shënojmë 1 qershorin si ditë të mafisë energjetike në Kosovë”. Kështu ka shkruar në një postim në Facebook, nënkryetarja e Lidhjes...
    Të tjera
    Sport01 Qershor 2025
    Lionel Messi ka vazhduar me paraqitje të jashtëzakonshme në elitën e futbollit amerikan MLS. Inter Miami ka marrë fitore të thellë 5-1...
    Lajme01 Qershor 2025
    Ismet Mulaj, njohës i ekonomisë dhe energjetikës, e cilëson vendimin  për të dalë në treg të lirë si të nxituar dhe të...
    Lajme01 Qershor 2025
    Një shqiptar me shtetësi të huaj është arrestuar në Llapnasellë pasi tentoi largohet nga një market pa paguar. Ai u ndalua nga...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Komisioni Evropian shprehu keqardhje të thellë për vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të dyfishuar tarifat mbi importet e çelikut dhe...
    Lajme01 Qershor 2025
    Ish-ministri i Ekonomisë, Haki Shatri, është deklaruar  ndaj vendimit të ZRrE për tregun e lirë  duke e cilësuar vendimin si të pamatur,...
    Lajme01 Qershor 2025
    Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur dje në Prizren. Lëndime kanë pësuar motoçiklisti dhe një pasagjer i...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.