Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen e heroit të kombit, Indrit Cara pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Lulzim Cara.
Haradinaj ka thënë se lum ata prindër që rritën e edukuan fëmijë, të gatshëm për sakrificën më të lartë për liri.
“Me familjen e nderuar Cara dhe bashkëluftëtarët, ndajmë dhembjen pas ndarjes nga jeta të Lulzimit, baba i Heroit të Kosovës, Indrit Cara. Lum ata prindër, e lum ato familje në mbarë viset shqiptare që rritën e edukuan fëmijë, të gatshëm për sakrificën më të lartë për liri”, ka thënë kreu i AAK-së.
Haradinaj është shprehur se kujtimi për dëshmorët është dëshmi e atdhedashurisë.
“Kujtimi për Dëshmorët mbetet përjetësisht në kujtesën tonë, si dëshmi e dashurisë më të pastër për Atdheun”, ka përfunduar Haradinaj.