×
Zgjedhjet 2025

Ramush Haradinaj në Bradash: Përkujdesje shtetërore për të gjithë qytetarët nga djepi deri në pleqëri

FrontOnline
01 Shkurt 2025

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar se programi i kësaj partie ka planifikuar përkujdesje shtetërore për të gjithë qytetarët.

Ai ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë fëmijë pa mundësinë e arsimit parashkollor dhe asnjë punëkërkues pa mbështetje financiare.

Po ashtu, kandidati i AAK-së, ka deklaruar edhe se do të ndahen grante pa kthim për të rinjtë që nisin biznese.

Postimi i plotë:

Koalicioni për Kosovën Fituese 137, po zhvillon çdo ditë dhjetëra takime në lagje, fshatra e bashkësi lokale në mbarë vendin. Sonte pata kënaqësinë të marrë pjesë në takimin me familjen e Orzhanëve në Bradash të Podujevës.

Programi ynë ka planifikuar përkujdesje shtetërore për të gjithë qytetarët, nga djepi deri në pleqëri. Nuk do të mbes asnjë fëmijë pa mundësinë e arsimit parashkollor, asnjë punëkërkues pa mbështetje financiare, e asnjë pension nën 500 euro.

Për të rinjtë që nisin biznese, do të ndahen grante pa kthim, stimul ky për ekonominë por edhe parandalim i largimit të të rinjve nga vendi.

Antarësimi direkt në NATO, do të sjellë siguri të përhershme, por dhe zhvillim të hovshëm dhe të qëndrueshëm ekonomik.

1️⃣3️⃣7️⃣ për Kosovën Fituese

Nga Rubrika
Lajme09 Shkurt 2025
Lëvizja Vetëvendosje po prin me 55.77% kur janë numëruar 23.65% të votave apo 599 kuti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E dyta...
Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
Me më pak se një orë deri në mbylljen e vendvotimeve, fluksi i votuesve është rritur ndjeshëm në të gjitha qendrat e...
Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
KQZ-ja vazhdon të përditësojë të dhënat për daljen në votime. Në kryeqytetin Prishtinën dalja ka qenë 37.23 për qind, por është një...
Të tjera
Bota/Rajoni08 Mars 2025
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se do të dërgojë trupa shtesë në misionin e vet paqeruajtës në Bosnje e Hercegovinë, për shkak...
Lajme08 Mars 2025
Filatelia e Postës së Kosovës, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, përmes pullës postare, ka nderuar figurën e veprimtares...
Lajme08 Mars 2025
Ish-ambasadori, Avni Arifi, ka thënë se për PDK-në dhe LDK-në shkuarja në opozitë do të ishte një garancë që do të konsolidoheshin...
Ekonomi08 Mars 2025
Administrata Tatimore e Kosovës tha se ka mbledhur 184.3 milionë euro tatime për periudhën janar-shkurt 2025. “Viti i kaluar ishte një vit...
Vip08 Mars 2025
Mbrëmja e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ishte e mbushur me festë dhe emocione, teksa banorët festuan ditëlindjen e...
Lajme08 Mars 2025
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, misioni i udhëhequr nga NATO, KFOR përmes një postimit në Facebook tha se nderon forcën, përkushtimin dhe...
-->

FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.