Me manifestimin “Nata e Zjarreve” po përmbyllet Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ndarë pamje teksa është ndezur flakadani.
“Në natën që u ndezën zjarret, për të mos u shuar deri në çlirim. Prekaz, 23 vjet më vonë! Lavdi!“, ka shkruar Haradinaj.
Disa prej ish-ushtarëve të UÇK-së e kanë ndezur flakadanin pranë Kullës së Qëndresës në 23-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.
Pas ndezjes së flakadanëve do të mbahet edhe një koncert muzikor.
Ky manifestim tradicional treditor edhe kujton e lartëson heroizmin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Më 5 dhe 6 mars, në 21-vjetorin e rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, u shënuan aktivitete të ndryshme.
Ndërsa në ditën e tretë të Epopesë, ndezja e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.