Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj ka njoftuar për tubimin zgjedhor në Kaçanikë.
Haradinaj ka thënë se Kaçaniku është qyteti që ka shkruar histori, dhe sipasj tij, sonte ky vend iu dha forcë për hapat e mëdhenj.
“Faleminderit Kaçanik për besimin”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Kaçanikasit vendosën -Kosova Fituese!
Qyteti që ka shkruar histori, sonte na dha forcë për hapat e mëdhenj që na presin, e që do e bëjnë jetën më të mirë për qytetarët – ekonomi të fortë e siguri të përhershme.
Faleminderit Kaçanik për besimin!
137 Për Kosovën Fituese