×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramosaj: Mori fund bllokada e paqëndrueshme rreth ndërtimit të rrugës Deçan – Plavë

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për përdorimin e rrugëve që kalojnë nëpër Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit, duke thënë se mori fund bllokada e paqëndrueshme rreth ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë.

    Ramosaj ka bërë me dije se me këtë marrëveshje, Deçani do të procedojë me rehabilitimin/shtrimin e rrugës së Gushavcit dhe asaj të Manastirit, në trasetë e tyre ekzistuese, si rrugë lokale duke e përfshirë këtu edhe transportin e mallrave dhe kafshëve si nevoja të banorëve dhe familjeve që shfrytëzojnë bjeshkët për gjatë Grykës së Deçanit.

    “Me të njëjtën dinamikë të sinkronizuar, do të rehabilitohet edhe rruga e bypass, duke i dhënë fund një bllokade të paqenë të refuzimit të paarsyeshëm të ndërtimit të rrugës, hapjen e perspektivës ekonomike lokale, realizimit të lirisë së lëvizjes për banorët e Deçanit veçanërisht, dhe lidhjes ndërkombëtare ndër-shtetërore me Plavën”, ka shkruar Ramosaj.

    Ndryshe, për arritjen e kësaj marrëveshje ka njoftuar edhe kryeministri Avdullah Hoti.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka akuzuar Vetëvendosjen për bllokim të procesit të formimit të institucioneve. Ai ka thënë...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, i është drejtuar deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, përmes një mesazhi të shkruar...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputeti i LDK-së, Lutfi Hazi, ka bërë me dije se partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë po sillen...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Për të gjithë fansat që mezi po presin Sunny Hill Festival 2025, kemi lajme të mira: tashmë është hapur Info Point-i zyrtar i festivalit, pika e vetme...
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me datë 24 korrik, një mërgimtarë me një Audi S6 me targa të Zvicrës,...
    Lajme25 Korrik 2025
    Ambasadorë nga vendeve perëndimore, përfshirë përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës, si dhe shefi i Zyrës së BE-së...
    Opinione25 Korrik 2025
    Nga: Arian Galdini Ballkani, si rrënjë e thellë e një peme ende të palindur, rri i fshehur në errësirën e tensioneve historike...
    Lifestyle25 Korrik 2025
    Ja pse duhet të shmangni ngrirjen dhe konsumimin e lëvores së limonit të tërë Limoni është në përgjithësi shumë i shëndetshëm dhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj ka komentuar intervistën ultra ekskluzive të ish-presidentit Hashim Thaçit në “Rubikon”. Ai para mediave tha se këtë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.