Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se ndihet krenarë kur në qytet ka njerëz e familje, si ajo e Rrustem Gecaj nga Lluka e Poshtme, e cila sot i dhuroi 10 mijë euro për Adisa Cacaj.
“Avdi Rrustem Geci, sot i dhuroi 10.000 mijë euro për Adisa Cacaj. Zoti të dhashtë të mbarën gjithmonë Avdi Geci, të jam mirënjohës në emër të gjithë qytetarëve të Deçanit. Adisa e vogël do të shërohet me ndihmën tonë të përbashkët”, ka shkruar ai.