×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramosaj: Doracaku për edukimin se*ksual, i papranueshëm, dhe s’mund të lejohet të përdoret në shkolla

    FrontOnline
    15 Nëntor 2024

    Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar për çështjen e doracakëve të MASHT-it për edukimin seksual.Ai ka shkruar se vendosja e tyre në shkolla pa konsultim me prindërit dhe pa respekt për vlerat e shoqërisë është një tjetër dështim i Qeverisë Kurti.

    Ramosaj ka shtuar tutje se doracaku i hartuar nga Ministria e Arsimit për edukimin seksual, është i papranueshëm dhe nuk mund të lejohet të përdoret në shkolla

    .Reagimi i plotë:

    Reagim!Edukimi i fëmijëve tanë është një detyrë delikate, që kërkon respekt për vlerat kulturore, morale dhe familjare të shoqërisë sonë.
    Vendosja e një doracaku për edukim seksual në shkolla, pa konsultim të gjerë me prindërit dhe pa respekt për vlerat e shoqërisë sonë, është një tjetër dështim i Qeverisë. Ky akt tregon një shkëputje të plotë nga realitetet dhe nevojat e vërteta të nxënësve, si dhe nga shqetësimet e familjeve.

    Edukimi seksual nuk duhet të jetë një burim konfuzioni për fëmijët, por një ndihmë për zhvillimin e tyre të shëndetshëm fizik, emocional dhe moral, në bashkëpunim të ngushtë me familjet.Doracaku i hartuar nga Ministria e Arsimit për edukimin seksual, është i papranueshëm dhe nuk mund të lejohet të përdoret në shkolla.
    Fëmijët tanë meritojnë një sistem arsimor që respekton vlerat dhe nevojat e tyre, jo një sistem që imponon ideologji të diskutueshme.
    BR

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Bashkimi Evropian ka thënë se është për keqardhje moscertifikimi i Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për zgjedhjet parlamentare të 9...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës tha se vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe “s’ka dyshim që do të rrëzohet”. “I...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët më të rinj për deputetë të kësaj partie. Në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas protestës së opozitës, ku pati incidente mes protestuesve dhe policisë....
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët më të rinj për deputetë të kësaj partie. Në...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Edhe Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar për moscertifikimin e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur Klubin futbollistik Prishtinën Përfaqësuese të Kosovës në kohët kur Kosova nuk mund të kishte Përfaqësuese.  Shefi i...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i shtëpisë më të madhe në vend Xuxi nuk ka qenë në gjendje të mirë. Kjo për shkak të mungesës së...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.