Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj thotë se Deçanin do e shndërrojnë në kryeqytetin e Kosovës për turizëm.
Ramosaj ka përmendur projektet të cilat iu ndaluan institucionet qendrore gjatë 2020-tës, por ka theksuar se rrugëtimi për ta shndërruar Deçanin në kryeqytet të turizmit veçse ka filluar dhe nuk do të ndalohet edhe përkundër qasjes diskriminuese.
Postimi i plotë:
Deçanin do e shndërrojmë̈ në Kryeqytetin e Kosovës për Turizëm! “RamushHaradinaj”
Ky rrugëtim tashmë i filluar me shumë përkushtim, nuk do të ndaloj përkundër qasjes diskriminuese buxhetore nga 15 marsi 2020.
Më 15 mars 2020, Deçanit ju ndalua buxheti i Rrugës Deçan- Plavë, ju ndalua buxheti për Bellen dhe Pleqen, vendbanime këto me trashëgimi historike e natyrore.
Ju ndalua buxheti për elektrifikimin e bjeshkëve, e Rruga për bjeshkën e Strellcit, ju ndalua buxheti për rrugën e Qendrës së Qytetit.
Deçanit ju ndalua edhe teleferiku në bjeshkën e Belegut.
Deçanit ju mohua edhe buxheti për Ujërat e zeza e investimi në ndërtimin e rrugëve lokale nëpër vendbanime.
Megjithëatë, Deçani do bëhet kryeqendra e Turizmit në Kosovë.
,,Patriotëve me Parashtesën Pseudo”, duhet me ju ardhë marre me ra ka Deçani.
Qytetarët e Deçanit nuk mashtrohen dhe kurr nuk janë mashtruar përgjatë historisë.
BR