×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramizi: Lugina ka nevojë për dorën e shtetit, ne i kemi këto në program

    FrontOnline
    27 Janar 2021

    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Naim Ramizi, ishte i ftuar në “Kosova Voton” të televizionit T7, ku temë e diskutimit ishte “ Lugina e Preshevës në diskursin politik në Kosovë”.

     

    “Kam qenë gjithmonë ithtarë i reciprocitetit të plotë ekonomik e politik ndaj Serbisë, ndryshe s’mund t’iu përimsojmë jetën qytetarëve atje, reciprociteti është përgjigja: nuk m’i njeh nuk t’i njoh”, tha Ramizi.

    Ai tha se është hera e parë kur reciprociteti iu ka kthy bumerang qytetarëve të Luginës, por që kjo është rregulluar pastaj vetëm me letërnjoftim.

    “Qytetari i Luginës me letërnjoftim e ka të rregulluar, kurse fëmijët me certifikatë. Këto janë probleme më të mëdha dhe qe duhet me u zgjidh me dialog Kosovë – Serbi, pa u përmbyllë dialogu, nuk kryhen këto probleme. Për herë të parë në dialog e kemi pasur Selim Selimin, që ka qenë në Uashington, si përfaqësues edhe i Luginës ne Qeveri.”, shtoi tutje Ramizi.

    Më tej ai tha se, qeveria e Serbisë investon 55 milionë euro në vit në Veri.

    “Mendoj se me 10 milionë investim kish me u vërejt dora e shtetit, qytetarët e Luginës janë shumë punëtor, ata kanë nevojë me e ndi dorën e shtetit. Ai vend ka resurse. Nuk i kemi në program këto.”, u shpreh Ramizi.

    Ai tutje theksoi se zëri i tij në Luginë është dëgjuar shumë më herët.

    “Kjo është një garë elektorale dhe e përcjellë një mesazh te ata dhe le ta qesin gishtin ne kry se kush i përfaqëson. Une do te jem zëri i tyre dhe iu kërkoj edhe votën e tyre edhe të rinjve në Kosovë.”, tha Ramizi.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pushteti ka shkruar për ligjin për çmimet tavan në produktet bazë, që ishte miratuar në tetor të 2022-s e ishte rrëzuar një...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Largimi i zyrtarëve policor të etnisë serbe nga detyra e tyre në veri të vendit, nuk ka ndikuar që qytetarëve atje të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njofton se ka realizuar me sukses një trajnim të specializuar për trajnerët e imunitetit diplomatik. Sipas njoftimit ky trajnim...
    Të tjera
    Vip16 Nëntor 2024
    Edi i ka shpjeguar Burimit se si e kishte bërë gjumin në natën e parë brenda shtëpisë më të famshme në vend,...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës e ka lëshuar mbrëmë stadiumin në minutat e fundit të ndeshjes kundër Rumanisë pas thirrjeve raciste që janë bërë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka kërcënuar me gjykatë të gjithë gazetarët dhe analistët që ia kanë përmendur emrin për grantin që...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përforcuar kapacitetet e saj me automjete, duke pranuar një numër të automjeteve të tipit kombi-bus,...
    Vip16 Nëntor 2024
    Banorja e re e Big Brother VIP Kosova, Anisa e ka zgjuar Burimin nga gjumi. “Çohu prej gjumit, çohu poshtë”, është shprehur...
    Vip16 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka paralajmëruar këngën e re. “Tranquilo” do të titullohet kjo këngë, dhe është pjesë e albumit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.