Nuk ka kaluar shumë kohë prej kur u lansua patentshoferi ndërkombëtar i Kosovës.
E menjëherë me të është pajisur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, shkruan Front Online.
Lladrovci në Facebook uron që pengesat për njohjen e patentshoferit të Kosovës të hiqen sa më shpejtë.
Postimi i Lladrovcit:
Me shumë kënaqësi, e pranova patentshoferin e Kosovës – patentshofer ndërkombëtar.
Në zyrë prita z. Afrim Istogun, zyrtar nga Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, dega në Drenas, të cilin e falenderova për këtë nderim.
Uroj që pengesat për njohjen e patentshoferit të tejkalohen gradualisht, Republika e Kosovës është moti e pavarur!