Ish-deputeti dhe biznesmeni kosovar, Ramiz Kelmendi, është shprehur i pikëlluar nga vdekja e parakohshme e drejtorit të Kompanisë së Sigurimeve “SIGMA” në Kosovë, Rolan Kaçani, shkruan GazetaBlic.
Kelmendi përmes një postimi në Facebook i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes Kaçani.
Postimi i plotë i tij:
Me keqardhje pranova lajmin mbi vdekjen tragjike të mikut tim të dashur dhe të respektuar, Drejtorit të Kompanisë së Sigurimeve ‘Sigma’ në Kosovë, tashmë të ndjerit, Rolan Kaçani!
E nderuara familje Kaçani, të nderuar miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë të të ndjerit, pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta, të familjes time dhe të Kompanisë time!
I nderuari mik Roland, i lehtë të qoftë dheu i Shqipërisë!
Me pikëllim;
Ramiz Kelmendi/Front Online/