Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, tenori Ramë Lahaj do të mbajë koncert në Dubai.
Lajmin e ka dhënë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, përmes një postimi në Facebook.
Ajo thotë se të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarëtnë Kosovë, që duan të jenë pjesë e kësaj feste, ftohen t’i marrin biletat falas për të hyrë në ”EXPO 2020 Dubai” me 17 shkurt 2022.
Njoftimi i plotë:
Për herë të parë Kosova po prezantohet në expozitën botërore ”EXPO 2020 Dubai” në mesin e 192 shteteve nga i gjithë globi.
Qeveria e Republikës së Kosovës e përfaqësuar përmes Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në koordinim me ministritë tjera, ka marrë të gjitha masat që shteti ynë të prezantohet në formën më dinjitoze duke sjellur në pah potencialet dhe vlerat më të mira të kombit tonë. Për ti dhënë akoma më shumë vlerë kësaj paraqitje, tenori ynë i skenave ndërkombëtare njëherësh dhe Ambasadori i Kulturës, Rame Lahaj do të mbajë koncert në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2022 në Amfiteatrin Milenium në Dubai, prej orës 21:30 (18:30 – zona kohore e Kosovës).
Të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët tanë në Kosovë, që duan të jenë pjesë e kësaj feste, ftohen ti marrin biletat falas për të hyrë në ”EXPO 2020 Dubai” me 17 shkurt 2022 . Ndërsa ceremoninë zyrtare të intonimit të himneve, e ngritjes së flamurit tonë, fjalimet përshëndetëse dhe paraqitjen e Ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve “SHOTA”, mund ti ndiqni prej orës 16:00 ( 13:00 – zona kohore e Kosovës), në të njëjtën ditë 17 Shkurt, në Al Ëas Plaza në Dubai.