Ish-kryeinspektori i AKI-së Burim Ramadani i ka bërë thirrje ministrt të punëve të brendshme Xhelal Sveçla që të jap dorëheqje.
Sipas tij, atë e manipuluan kur i thanë se ura e Ibrit do të hapet.
“Jep doreheqje si protestë që të kanë manipuluar ty se “hapja e Urës është çështje e kryer!” dhe ti Policinë, rrjedhimisht Kosovën! Si Ministër i Punëve të Brendshme (në këtë rast pa brushë në dorë!) do të mbetesh në histori të Kosovës: ose si ai që manipuloi skajshmërisht Policinë; ose si ai që u dorëhoq duke protestuar edhe ndaj Kryeministrit kundër manipulimit të Policisë! E ke rastin të zgjedhësh!”, ka shkruar ndër të tjera Ramadani.