×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramadani: Rusia “perandorake” rikthehet si kërcënim i Ballkanit

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Zëvendësministri i Mbrojtjes në detyrë në detyrë, Burim Ramadani, përmes një postimi në “Facebook” ka ngritur alarmin se Rusia, sipas tij, po rikthehet si kërcënim i Ballkanit

    Postimi i plotë:

    Rusia “perandorake” rikthehet si kërcënim i Ballkanit

    “Federata Ruse, së fundmi e rikthyer në ambiciet perandorake për zgjerim të dominimit, paraqet një kërcënues direkt të sigurisë dhe stabilitetit rajonal në Ballkan dhe, rrjedhimisht, në Evropë”.

    Qasja perandorake është provuar tashmë në tri raste/rajone të ndryshme: në Gjeorgji, në Ukrainë, në Lindjen e Mesme.

    Tash, duket se radhën e tentimit për zgjerim të ndikimit po e rikthen në Ballkan. Vendosja e mundshme e “bazës raketore” në Luginë të Preshevës është dëshmi e kësaj.

    Ambiciet perandorake Ruse, terrorizmi dhe ISIS-i, si dhe krimi i organizuar transnacional dhe korrupsioni janë tri kërcënimet më të fuqishme për sigurinë rajonale në Ballkan.

    “Kësaj i shtohet fakti se shtetet ballkanike janë të pakonsoliduara dhe të brishta në demokraci, nuk ka njohje midis shteteve, niveli i tensioneve ndër-shtetërore është gjithnjë i lartë, kërcënimet sociale-ekonomike janë tejet të larta, papunësia dhe varfëria në nivele kërcënuese, si dhe pakënaqësia e popujve me qeverisjet është pakrahasueshmërisht më e lartë se në vendet evropiane”.

    “Sidoqoftë, përballimi i këtyre kërcënimeve mund të bëhet me fuqizimin e rolit aktiv të Perëndimit në Ballkan (ShBA, NATO, BE), anëtarësimin e përshpejtuar të vendeve ballkanike në NATO, si dhe ndëshkimin e krimit të organizuar transnacional dhe korrupsionit”.

    Një “Plan Marshall ekonomik” për Ballkanin Perëndimor është jashtëzakonisht i nevojshëm, po ashtu!

    Nga Rubrika
    Lajme03 Janar 2025
    Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e PDK-së, Iliri Tahiri ka njoftuar se ka vizituar sonte Reçakun. Tahiri thotë...
    Lajme03 Janar 2025
    Këtë të premte një person është plagosur në lagjen Arbëria në Prishtinë. Ai është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë si...
    Lajme03 Janar 2025
    Me depërtimin e frontit të ftohtë, të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes të ketë...
    Të tjera
    Lajme03 Janar 2025
    Pritjet e mërgimtarëve në pikën kufitare në Merdarë janë rritur. Nga mbi tri orë sa ishin duke pritur më herët, tani mërgimtarët...
    Bota/Rajoni03 Janar 2025
    Shefja e Komisionit Evropioan von der Leyen është sëmurë me ‘pneumoni të rëndë’ dhe ka anuluar të gjitha takimet e saj për...
    Vip03 Janar 2025
    Ka nisur spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova, i 23-ti me radhë, i cili si zakonisht padyshim që premton shumë për...
    Lajme03 Janar 2025
    Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Prishtinë. Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë,...
    Lajme03 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Altin Krasniqi ka njoftuar për takimin e radhës që ka zhvilluar. Krasniqi ka treguar se...
    Lajme03 Janar 2025
    Pasditen e sotme u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në Dragodan të Prishtinës. Siç raportohet, për motive akoma të panjohura një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.