Prishtina do ta zhvillojë sonte finalen e rundit paraeliminator të Ligës së Kampionëve.
Kampionia e Kosovës do të përballet me skuadrën nga Andorra, Inter d’Escaldes, shkruan FrontOnline.
Gjithsesi, këtë herë sipas trajnerit të Prishtinës, Zekirija Ramadani, futbollistët duken më të përqendruar dhe janë gati për hapin final.
“Mendoj se ekipi është i vëmendshëm, i kujdesshëm, e din se çka na pret – një ndeshje shumë e vështirë. E mira është rikthimi i Bekteshit, është i mirëseardhur. Do të mundohemi ta freskojmë ekipin në formacion, sepse tash është pak më lehtë për neve si trajner kur ke konkurrencë të mirë dhe të barabartë”, ka thënë fillimisht Ramadani për faqen zyrtare të klubit duke shtuar:
“Shpresojmë në rezultat pozitiv dhe nëse do të kemi angazhimin e njëjtë dhe përqendrimin pak më të mirë se sa në ndeshjen e kaluar, para portës në finalizim të aksioneve, atëherë besoj se mund të realizojmë më shumë gola se në ndeshjen e parë”.
Prishtina për herë të parë në histori të saj po luan në Ligën e Kampionëve andaj është shumë e rëndësishme që ta kalojnë këtë fazë dhe të ndeshen me Ferencvarosin në rundin e parë./FrontOnline/