×
  • Sport
  • Sport

    Ramadani justifikohet për humbjen nga Llapi, Batatina thotë se skuadra e tij e dha maksimumin

    FrontOnline
    07 Prill 2021

    Prishtina ishte nikoqir i Llapit në kryeqytet në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

    Ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri” i takoi Llapit me rezultat 2:3, shkruan FrontOnline.

    Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani është justifikuar për humbjen duke thënë se skuadra e tij kishte mungesa.

    “Llapi nuk ndryshoi, por ndryshuam ne. Ne kishim shumë mungesa. E dhamë maksimumin në Suharekë. Një humbje e dhimbshme, por e dinimin se do të jetë vështirë t’i mbajmë dy fronte”, ka thënë Ramadani në “ArtSport”.

    “Kemi edhe 90 minuta, ende s’jemi eliminuar nga Kupa. Duhet të harrojmë këtë humbje. Duhet ta menaxhojmë mirë gjendjen e futbollistëve. Duhet t’ia lëmë kohës të shohim nëse jemi në luftë për dy tituj. Po të kishim disa lojtarë, do të ishim ndryshe sot”, tregoi ai.

    Ndërkaq, trajneri i Llapit, Tahir Batatina u shpreh i lumtur me fitoren e sotme.

    “Realizuam gol në momentet më të mira. Mendoj se ishte goli i qetësisë. Ishim të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Sot pranuam dy gola të lehtë dhe duhet të jemi të kujdesshëm lojën e radhës. E kemi freskinë e duhur në skuadër dhe e kemi bërë maksimumin”, ka deklaruar Batatina në “ArtSport”.

    “Mund të them se Prishtina ka pasur mundësi në fund ta barazonte. Gjithmonë skuadra si Prishtina mund të shënojnë në detaje të vogla. E arritëm objektivin por duhet të jemi të vëmendshëm”, shtoi trajneri llapjan./FrontOnline/

     

     

    Nga Rubrika
    Sport14 Nëntor 2024
    FIFA dhe ekipet pjesëmarrëse në Kupën e ardhshme të Botës për Klube kanë publikuar pamje të dizajnit për trofeun e parë që...
    Sport14 Nëntor 2024
    Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është klasifikuar me rrezik të lartë, duke bërë që autoritetet rumune të marrin masa të rrepta sigurie....
    Sport14 Nëntor 2024
    Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka thënë se po qe se Kosova dëshiron arritjen e vendit të parë në grup,...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.