Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani e ka komentuar fitoren e sotme ndaj Drenicës.
Në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Kosovës, Drenica u mund 0:1 nga Prishtina në shtëpi, shkruan FrontOnline.
Pas ndeshjes, Ramadani u deklarua pas tri pikëve të arkëtuara sot në Skënderaj.
“Aksionet bëhen ashtu siç bëhet puna, mirëpo konkretizimi na ka munguar ndeshjet e fundit”, ka thënë Ramadani në “Art Sport”.
“Pa e nënvlerësuar Drenicën dhe skuadrat tjera dhe nuk lejojnë aq lehtë të konkretizosh ndaj tyre”, tregoi ai.
“E dinim që kishim përballë një skuadër e cila është ters për ne. I uroj futbollistët për fitoren, ishte një fitore mjaftë e mundimshme sepse gjendja psikologjike pas humbjes në mesjavë nuk ishte ashtu siç duhet”, tha trajneri shqiptar./FrontOnline/