Prishtina e ka kryer detyrën duke e mposhtur Arbërinë e Dobrajës në pasditën e sotme.
Në kuadër të javës së 29-të, kryeqytetasit mposhtën skuadrën nga Lipjani me rezultat 2:0, shkruan FrontOnline.
Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani u shpreh i kënaqur me fitoren e arritur.
“Jam shumë i lumtur me fitoren dhe e mira e kësaj ndeshje ishte pasi realizuam shpejt, kjo na mundësoi që të kontrollojmë lojën. Çdo ndeshje ka rëndësinë e saj edhe sot kjo ndeshje ka qenë e rendësishme poashtu”, tha Ramadani në “Art Sport”.
“Mendoj se kemi kapacitetin për t’u përballuar me çdo kundërshtar dhe shpresojmë ta përsërisim lojën pozitive njësoj si sot”, tregoi ai.
Ndërkaq, trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina dha një deklaratë interesante pas humbjes së sotme.
“Momenti psikologjik që është pasojë e asaj ku kemi rënë po ndikon te skuadra, nuk krijuam raste dhe i pranuam dy gola. Prishtina me superioritetin e vetë tregoi se është para skuadrave tjera”, tha Morina në “Art Sport”.
“Unë reagova për një kundër-faul, por gjyqtari e priti këtë moment gjatë dhe donte t’i shëronte komplekset e tij. Ai donte të hakmerrej ndaj meje”, tregoi ai.
“Pozita nuk është aspak e mirë, por jemi ku jemi, dhe skuadra e dinë se duhet ta bëjmë maksimumin”, shtoi trajneri prishtinas./FrontOnline/