×
  • Sport
  • Sport

    Ramadani, Boshnjaku dhe Maliqi reagojnë pas Prishtina u shpall kampione e Kosovës

    FrontOnline
    16 Maj 2021

    Pas një pritjeje tetëvjeçare, Prishtina është shpallur kampione e Kosovës në futboll.

    Me fitoren e sotme 1:2 ndaj Gjilanit, kryeqytetasit e kanë siguruar matematikisht titullin e kampionit, raporton FrontOnline.

    Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka thënë se titulli i dedikohet “Plisave”.

    “Çdo titull ka shijen e vet por mungesa prej tetë vitesh e bënë këtë titull edhe më të veçantë. Ky titull i ka munguar shumë vite ekipit tonë dhe më së shumti i kemi gëzuar qytetarët e Prishtinës dhe Plisat. Këtë titull ia dedikojmë Plisave të cilët na kanë qëndruar afër gjithmonë”, ka thënë Ramadani në “Art Sport”.

    “Për të ardhur deri te kjo ndeshje kemi kaluar shumë sfida momenti kyç pas humbjes ndaj Drenicës, ku morëm mbështetje maksimale pasi ishte vështirë pasi krijuam rezultate negative dhe shumë stres mirëpo besimi i tyre u shpërblye me titull kampion”, shtoi ai.

    Ndërkaq, kapiteni i skuadrës, Lorik Boshnjaku u shpreh tejet i entuziazmuar me titullin e kampionit.

    “Është ndjenjë e pabeuseshme, e kam prit shumë vjet, kemi qenë disa herë shumë afër, normalisht që jam shumë i lumtur”, deklaroi mesfushori i kryeqytetasve.

    “Normalisht ka pas ulje dhe ngritje, por kemi besuar dhe në fund ia arritëm këtë qellim. Së pari ia dedikojmë Plisave dhe te gjithë adhuruesve të Prishtinës”, përfundoi Boshnjaku.

    Behar Maliqi, mesfushori i Prishtinës pas ndeshjes u shpreh i lumtur me këtë sukses të arritur.

    Mesfushori i njohur tha se titujt e tij të fituar me “bardhekaltrit” janë të veçantë.

    “Është ndjenjë e mirë sa herë që bëhesh kampion. Titujt me Prishtinën janë të veçantë. Gjashtë tituj dhe tani si lojtari më i trofeshëm, është diçka me u bë krenar me këtë”, tha ai.

    “Kjo u arrit pasi kam qenë pjesë e klubeve të mira, bashkëlojtarëve dhe trajnerëve të mirë. Prishtina çdoherë ka hyrë për të gjitha trofetë”, deklaroi Maliqi./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Sport16 Nëntor 2024
    Benjamin Imeri ka vazhduar serinë perfekte në boksin profesionist, duke fituar edhe duelin e shtatë në karrierë. Imeri kishte premtuar para përballjes...
    Sport16 Nëntor 2024
    Shqipëria ka luajtur baras me rezultat 0-0 në ‘Air Albania’ ndaj Çekisë, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë nuk e...
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.