Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar përfituesit e projektit “Furnizimi dhe Montimi i Serrave”.
Në njoftimin e komunës thuhet se këto serra janë shpërndarë si subvencione në formë të grantit për fermerët e kryeqytetit dhe se kjo është dëshmi e përkushtimit për mbështetjen e prodhimit vendor.
“|Këtë vit, ka filluar shpërndarja e serrave si subvencione në formë të grantit për fermerët e Kryeqytetit, duke i fuqizuar ata dhe duke i dhënë ekonomisë sonë lokale një nxitje të re.
Kryetari, Përparim Rama, bashkë me drejtoreshën e bujqësisë, Donjeta Dragusha, vizituan përfituesit e projektit “Furnizimi dhe Montimi i Serrave”, që është dëshmi e përkushtimit për mbështetjen e prodhimit vendor!”, thuhet në njoftim.