Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar tifozët e Interit për titullin e kampionit.
Pas dominimit nëntëvjeçar të Juventusit, këtë edicion, Interi i Antonio Contes ka arritur të shpallet kampion në Serie A, shkruan FrontOnline.
Rama që njihet si tifoz i flaktë i Juventusit, e ka uruar Interin me një postim epik në rrjetin social “Facebook”.
https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10158733692351523/
Urimi i plotë i kryeministrit shqiptar:
“Meqë shumë miq tifoza të Interit këtu shkruajnë pse nuk na uron, ja edhe urimi i merituar pas 11 vjetësh, falë këtij juventinit që klith këtu në majë të mullarit?
Gëzojeni miq, ky s’ishte viti i Juves po i Partisë Socialiste, kështu që secili gëzimin e vet dhe jemi në rregull?❤️
*Lum kush është edhe interist edhe socialist këtë herë“./FrontOnline/