×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama u garanton naftëtarëve një vit paga prej 40 mijë lekësh

    FrontOnline
    13 Nëntor 2020
    Qeveria u ka garantuar për një vit paga prej 40 mijë lekësh 870 naftëtarëve, të cilët protestuan dy muajt e fundit me grevë urie për dhjetëra muaj rroga të pashlyera dhe mbylljen e rafinerisë.

    Kjo ka qenë marrëveshja e dakordësuar me naftëtarët dhe kryeministrin Edi Rama pasditen e së premtes dhe u bë me dije nga drejtuesi i Sindikatës së Naftëtarëve të Bashkuar, Sokol Dautaj.

    Duke folur pas takimit, Dautaj u shpreh i kënaqur me arritjen me qeverinë, por tha se naftëtarët duan që pagesat të fillojnë sa më shpejt pasi kanë situatë të rënduar ekonomike.

    “Ne kërkojmë që të merren katër pagat e para dy e nga dy brenda këtij muaji të merren dy paga dhe muajin e ardhshëm dy pagat e tjera. U hodh ideja që të sillen kompani të ndryshme, por ne jemi skeptik. Rreth 870 naftëtarë të cilët kanë qenë në borderotë e vitit 2019 të jenë në listpagesën e premtuar,” – u shpreh drejtuesi i Sindikatës së Naftëtarëve të Bashkuar, Sokol Dautaj.

    “Kënaqësi që, çka ne kemi dhënë si mbështetje për 870 naftëtarë dhe punonjës të rafinerisë është pritur me shumë pozitivitet nga ana e tyre, natyrisht që në këtë kohë kaq të vështirë kur duhet të kalkulojmë çdo ditë çdo gjë për shkak të COVID-it, nuk është e lehtë, por jemi të bindur që kemi bërë gjënë e duhur, duke vendosur një pagë prej 55 mijë lekësh bruto, pra 40 mijë lekësh neto për 12 muaj në mënyrë që këta njerëz të kenë sigurime shëndetësore e shoqërore dhe garancinë për situatën e vështirë të krijuar,” – konfirmoi në daljen e tij për shtyp kryeministri Edi Rama.

    Kryeministri tha se me këtë marrëveshje u lehtësohet ndjeshëm situata familjeve të naftëtarëve, ndërsa zbuloi se qeveria është në kontakte me tre kompani të mëdha dhe “të rëndësishme” për marrjen në administrim të rafinerisë.

    Në fjalën e tij Rama u zotua se rafineria do të rindizet, por u justifikua me faktin se pandemia e ka bërë të vështirë situatën e investimeve.

    Naftëtarët e Ballshit zhvilluan rreth orës 17:00 të ditës së sotme takimin e dytë me kryeministrin për të finalizuar një zgjidhje të mundshme të situatës së tyre me rreth 20 paga të pashlyera dhe rafinerisë që nuk punon.

    Takimi u zhvillua në mjediset e Bashkisë së Fierit, një javë pasi naftëtarët pranuan propozimin e kryeministrit për të pezulluar grevën e urisë dhe për t’u ulur në diskutime me të.

    Në takimin e parë naftëtarët patën pranuar që ta ndalnin grevën në këmbim të angazhimit të qeverisë për t’u dhënë një ndihmë financiare, ndihmë kjo që u tha se do të ishte diçka më pak se rroga e tyre, por më shumë se sa asistenca e zakonshme që jepet për papunësinë.

    Ditën e sotme nga ministria e Financave u bë me dije se ishte rishikuar buxheti i vitit të ardhshëm me një fond të parashikuar për naftëtarët prej 560 milionë lekësh, ose thënë ndryshe rreth 4.5 milionë euro.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Dy adoleshentë janë përleshur me thika para shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Sipas Top Channel, një 14-vjeçar ka ndërruar jetë. Mësohet se...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Kryeministri shqiptar Edi Rama tha sot në Kuvend, ku prezantoi projektbuxhetin për vitin 2025, se bonusi i fundvitit për pensionistët do të...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell shprehu të hënën shpresën e tij se anëtarët e BE-së mund të bien...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti për videon e tij, ku tha se po bëhet luftë propagandistike...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla e mbajti sot një parullë para Ministrisë së Bujqësisë, dikasterit të udhëhequr nga Faton...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Janë nënshkruar marrëveshjet bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja e parë u nënshkruar mes ministrit të...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti është shprehur se kjo qeveri do gjyqësor të pavarur dhe profesional me prokurori të ndershme aktive. Po ashtu, i...
    Vip18 Nëntor 2024
    Njëra nga banoret e Big Brother VIP Kosova, i ka bërë masazh relaksues, Edit. Të dy dukeshin të qetë në dhomën e...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar shtetin letonez për Ditën e Pavarësisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.