Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot zhvilloi takim me shqiptarët e Athinës.
Pas fjalimit të tij, dhe mbylljes së këtij tubimi, ai falënderoi të gjithë të pranishmit përmes një postimi në Facebook.
“Faleminderit nga zemra shqiptarë të Athinës”, shkroi kryeministri.
Gjatë ditës së diel, Rama u takua edhe me shqiptarët që jetojnë në Kretë.