×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama: Siguria në shkolla mbetet problem, do të monitrohen me kamera

    FrontOnline
    09 Shtator 2024

    Qeveria shqiptare, ka menduar që të vendos kamera për monitorimin e shkollave, plan ky i cili parashihet të nis vitin e ardhshëm.

    Kështu tha kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili nuk e mohoi që siguria në shkolla është ende një problem.

    Ai propozoi që mësuesit pensionistë të rikthehen në detyrë me orare të reduktuara, raporton A2news.com, përcjell Klankosova.tv.

    “Është rritur siguria pa diskutim, por mbetet një problem natyrshëm, një problem në formën e një shqetësimi për prindërit sepse normal që çdo prind kur nis fëmijën në shkollë, qëndron me një farë meraku në tërësi, edhe kur ne ishim fëmijë dhe prindërit na çonin në shkollë dhe në një projekt që ne po e çojmë përpara dhe do të fillojmë ta jetësojmë vitin e ardhshëm, si një nga projektet madhore të Shqipërisë 2030 në aspektin e sigurisë, ku ne do të bëjmë një kapërcim epokal në monitorimin e sigurisë së rrugëve; në monitorimin e sigurisë së qyteteve; në monitorimin e sigurisë së hapësirave të mëdha publike, është përshirë edhe monitorimi i sigurisë në shkollë, por një monitorim që do të shkojë deri në qelizë, një monitorim që do t’i japë mundësi drejtuesve të shkollës, do t’i japë mundësi prindërve, do t’i japë mundësi edhe fëmijëve që të ndihen fare të qetë, por nga ana tjetër edhe që secili të bëjë detyrën e vet. Në sensin që nuk është thjesht një projekt sigurie për fenomenet kriminale apo për ndërhyrjet nga jashtë, por është një projekt sigurie kundër bullizimit, është një projekt sigurie kundër kopjeve dhe kundër braktisjes së orëve të mësimit, kundër kthimit të kurrizit të ndonjë mësuesi nga nxënësit e kështu me radhë”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Magdeburg me ministren e tij të Brendshme Nancy Faeser, në vendin ku ndodhi mbrëmë sulmi...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkuar në Magdeburg të Gjermanisë, qytetin ku mbrëmë ndodhi një sulm në një prej tregjeve të Krishtlindjeve....
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Ferizajt në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Shtime policia ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.