Një nga objektivat e qeverisë së Shqipërisë për vitin 2025 është që të krijohen 970 laboratorë smart në shkollat e vendit. Objektivi u shpalos nga kryeministri Edi Rama këtë të hënë gjatë konferencës së fundvitit.
“Kemi finalizuar strategjinë e parë kombëtare të IA. Jemi në kushtet kur me Inteligjencë Artificiale ne po punojmë, është pjesë e punës për transferimin e gjithë trupit ligjor të BE në trupin ligjor të vendit, që do të thotë kryerje e procesit të integrimit në aspektin legjislativ. Kemi 206 laboratorë smart në 200 shkolla të vendit ku faktikisht qysh nga klasa e parë, nxënësit tanë fillojnë e hyjnë në botën e teknologjisë me kurrikulat dhe metodat më të përparuara. Kemi objektivin ta çojmë në 654 numrin e laboratorëve për 615 shkolla dhe 970 laboratorë smart në fazën e tretë. Pra, nuk do ketë asnjë nxënës shkolle të cilit t’i mungojë kjo mundësi për t’u përgatitur për botën e re digjitale”, tha Rama