×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Qeveria e Kosovës synoi të marr në dorë menaxhimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

    FrontOnline
    15 Gusht 2024

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për rrezikun e mosmbajtjes së Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

    Ai ka konfirmuar se Qeveria e Kosovës synoi të marr në dorë menaxhimin e këtyre lojërave.

    “Qeveria na ka thënë që po punon në një ligj të ri për Lojërat Mesdhetare. Unë kam prit që ai ligj i ri për Lojërat Mesdhetare të mundësoj zhvillimin e shpejtë të infrastrukturës për Lojërat Mesdhetare. Ka qenë synim që të merret menaxhimi nga Qeveria, [por] këtë nuk e ka pranu Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare” – deklaroi Rama në një konferencë për media.

    Ai e ka pranuar se 10 muaj kanë humbur pa u punuar si duhet për organizimin e këtyre lojërave, duke konfirmuar kështu edhe paralajmërimin që Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare i pati dhënë Kosovës.

    Mes tjerash në një përgjigje për Qeverinë, ky Komiteti pati thënë se duhet të kompletohen sa më shpejtë dokumentacionet e kërkuara dhe se afati i fundit për të bërë funksional Komitetin Organizativ të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 është 8 shtatori i vitit 2024.

    “Tash jemi prap në tavolinë, shpresoj që shumë shpejtë do ta shqyrtojmë këtë çështje. Kemi bërë planifikime dhe po vazhdojmë të punojmë. Për fat të keq kemi pas një 10 mujor të humbur, i cili ka mund me u shfrytëzu shumë më konstruktiv se që është shfrytëzu, por shpresoj që tash e tutje nuk do e kemi atë problem” – shtoi Rama.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Maj 2025
    Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, në zona të caktuara pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar. Era...
    Lajme27 Maj 2025
    Pas intervistimit të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, nga Prokuroria Speciale për rreth 5 orë, Partia Guxo shpreh shqetësimin e...
    Lajme27 Maj 2025
    Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku sot ka ndarë një fotografi me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo...
    Të tjera
    Lajme27 Maj 2025
    Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka “zbarkuar” në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Hetuesit e PSRK-së dhe të Krimeve Ekonomike të...
    Lajme27 Maj 2025
    Analisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë se ai ka mësuar rreth zhvillimeve në Ministri të Bujqësisë nga intervista e Faton Pecit. Ndonëse Spahiu...
    Lajme27 Maj 2025
    Avokati Skender Musa ka folur për bastisjen që Krimet Ekonomike kanë bërë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë...
    Lajme27 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka marrë pjesë në Panairin AGROKOS & Agroturizëm 2025. Pikërisht, në ditën kur ministri i Bujqësisë Faton...
    Lajme27 Maj 2025
    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kryetar i Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj aksionit të Policisë dhe Prokurorisë...
    Sport27 Maj 2025
    Federata e Pingpongut e Kosovës njofton se përgatitjet për garat e mëdha WTT Youth Contender 29 maj – 1 qershor dhe WTT...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.