×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama prezanton programin elektoral të PS-së për zgjedhjet e 11 majit: Integrimi në BE, rritje pagash dhe reforma

    FrontOnline
    29 Mars 2025

    Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste (PS), ka prezantuar programin elektoral për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, duke theksuar objektivat kryesore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE), rritjen e pagave dhe realizimin e reformave.​

    Rama shprehu angazhimin e qeverisë për përmbylljen e negociatave të anëtarësimit në BE deri në vitin 2027, duke theksuar se kjo është një mundësi historike që nuk duhet humbur. Ai shtoi: “Nuk është vetëm dëshira jonë, por edhe e BE-së që të na pranojnë” .

    Në programin e PS-së, parashikohet rritja e pagës mesatare në 1,200 euro deri në vitin 2030. Ai shtoi: “Sot paga minimale është 440 euro dhe duke filluar nga janari 2026, paga minimale do të jetë 500 euro.” Gjithashtu, Rama theksoi se të ardhurat për frymë do të 5-fishohen, duke arritur në 15,000 euro. ​

    Kryeministri njoftoi se paga e mësuesve do të arrijë në 1,250 euro deri në vitin 2030, ndërsa për mjekët parashikohet një pagë prej 2,000 eurosh. Ai gjithashtu njoftoi ndërtimin e 200 shkollave të reja dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore. ​

    “Paga e mjekësve ishte 490 euro, në 2024 mesatarja e pagës së mjekëve është 1670 euro. Në Shqipërinë 2023 ne duam që paga e mjekësve të shkojë 2000 euro.” Përsa i përket sektorit të shëndetësisë, Rama theksoi se paga e mjekëve do të arrijë në 2,000 euro deri në vitin 2023, nga 1,670 euro që është aktualisht. ​

    Rama prezantoi një model të ri pasaporte, të cilin ai e quajti “fytyrën e pasaportës shqiptare evropiane”.

    “Kjo është fytyra e pasaportës shqiptare evropiane,” u shpreh Rama, duke theksuar se dizajni i ri përmban elementët e sigurisë të standardeve të BE-së.

    Kryeministri theksoi se PS është garantja e vetme për vijueshmërinë e reformës në drejtësi dhe mbrojtjen e arritjeve të saj. Ai shtoi: “Sot ajo shpatë është në duart e SPAK, peshorja tek GJKKO.” ​

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali, ku 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej...
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    2 prilli është një ditë e rëndësishme për ekonominë globale, një ditë që Donald Trump e ka quajtur “Dita e Çlirimit”. Ky...
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    Më 3 dhe 4 prill, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) do të mblidhen...
    Të tjera
    Lajme02 Prill 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u takua sot me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy. Haradinaj thotë se vizita...
    Lajme02 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar sot me Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David...
    Lajme02 Prill 2025
    Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar dha garanci për interesin e Britanisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor gjatë një vizite në...
    Lajme02 Prill 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, priti sot në takim Sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy. Gjatë takimit, KFOR-i thotë se, Barduani ndau...
    Lajme02 Prill 2025
    Zëvendëskryeministrja në detyrë dhe kryetarja e partisë boshnjake NDS, Emilja Rexhepi, ka folur për FrontOnline, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti. Ajo...
    Lajme02 Prill 2025
    Rreshteri Muhamed Lika, që mbeti i vrarë mbrëmë në hyrje të banesës së tij në Kaçanik, do të varroset sot. Lajmin për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.