×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTokut dhe Snapchatit në territorin e Republikës së Shqipërisë

    FrontOnline
    20 Nëntor 2024

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi se qeveria e tij po mendon ta ndalojë përdorimin e TikTokut dhe Snapchatit në vend.

    Ai i bëri këto deklarata ndërsa fliste për vrasjen makabre të një 14-vjeçari nga një adoleshent tjetër në Tiranë.

    “Prej tre ditësh, i madh e i vogël është tronditur nga vrasja makabre e një nxënësi 14-vjeçar me thikë nga një adoleshent tjetër. E gjithë dinamika e tragjedisë nxjerr në pah kërcënimin permanent me të cilin jetojnë të gjitha familjet që rrisin fëmijë në botën e sotme ku rrjetet sociale dhe posaçërisht TikTok-u apo Snapchat-i, thithin përditë në labirintet e tyre fëmijët qysh në moshë të vogla. Autoriteti i prindërve dhe mësuesve si dhe të gjitha përpjekjet tona në familje dhe shkollë për edukimin e fëmijëve sfidohen orë e çast nga bota paralele e këtyre rrjeteve ku nuk ka asnjë filtër, asnjë mbrojtje, asnjë stimul pozitiv në mbështetje të këtyre përpjekjeve dhe ku jo vetëm edukimi, por deri edhe shëndeti mendor i më të vegjëlve dhe adoleshentëve vihen seriozisht në pikëpyetje. Këto janë të vërteta të thjeshte me të cilat nuk është e vështirë të gjithë të biem dakord si prindër apo si qytetarë dëshmitarë të shoqërisë, të kohës, të botës së sotme ku garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësi e përparësive tonë. Por, nuk janë po kaq të thjeshta përgjigjet e duhura në këto kushte, ku shumë shtete po mundohen të vendosin filtra mbrojtës, por ende pa asnjë rezultat domethënës”, tha Rama.

    “Jemi angazhuar prej kohësh në hulumtimin e kësaj problematike, duke parë vendet e tjera. Vende si Australia po tentojnë ndalimin e aksesit në rrjetet sociale të fëmijëve deri në 16 vjeç, Franca po vendos kusht aprovimin e prindërve për hapjen e llogarive… Përtej debateve, problem mbetet mungesa e një sistemi të zbatimit të tyre. Tani, dilemma jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave, ku në fakt nga eksperiencat e të tjerëva mësojme se efektiviteti i tyre është shumë i ulët, apo të ndërmarrim një masë drastike për mbylljen e plotë të TikTok-ut dhe Snapchat-it. Këtë do ta shtrojmë për diskutim për të marrë një vendim për këtë problem kompleks”, shtoi ai.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    150 mijë njerëz janë urdhëruar të evakuohen në qarkun e Los Anxhelosit, në zonat e prekura nga zjarret në Palisades dhe Eaton....
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Lundrimi detar për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit është pezulluar në Vlorë. Shkak janë bërë kushtet hidrometeorologjike detare të përkeqësura...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, pasi e ka dorëzuar raportin hetues ndaj presidentit të...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të hapjes së fushatës ka thënë se nëpër çdo cep...
    Vip12 Janar 2025
    Dy nga artistët më të dashur për publikun shqiptar, Melinda Ademi dhe Lumi B kanë bashkuar forcat dhe kanë sjell bashkëpunimin më...
    Vip12 Janar 2025
    Xuxi ka nisur këtë të diel me shumë disponim. Ai u pa tejet energjik por dhe pati një paralajmërim të çuditshëm për...
    Lajme12 Janar 2025
    Ushtarët e Batalionit Kinetik të Maqedonisë së Veriut, kanë kryer patrullime të motorizuara në Rahovec për disa ditë. Kështu bëri të ditur...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Lundrimi detar për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit është pezulluar në Vlorë. Shkak janë bërë kushtet hidrometeorologjike detare të përkeqësura...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot po qëndron në Komunën e Shtimes, ku ka takuar biznese të ndryshme. Hamza ka...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.