Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët në Selanik foli për transformimin e Shqipërisë. Ai vlerësoi zhvillimin që ka pësuar Tirana vitet e fundit.
“Kur unë mora detyrën prej vitesh në Tiranë nuk shkelte asnjë zyrtar i rangut të lartë. Tirana kishte ndalur njësoj si sahati në kohën kur kryetari i Bashkisë ia kishte futur gjumit. Fshati akoma më keq. Sot ai realitet i zymtë është përmbysur në çdo drejtim. Bumi i pandalshëm i turizmit është shembulli më kokëfortë i kësaj përmbysje”, tha Rama.