×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama për televizionin austriak: Tri planet e qeverisë së re – BE, BE dhe BE

    FrontOnline
    20 Maj 2025

    Anëtarësimi në BE një mundësi historike. Kështu deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë me Christian Wehrschutz, gazetari i njohur televizionit austriak, ORF.

    Ai tha se për të arritur deri te anëtarësimi, Shqipëria punoi shumë dhe përgatit mirë.

    “Dhe tani kemi në përdorim edhe inteligjencën artificiale, e cila përshpejton transferimin e ligjeve të BE-së dhe të të ashtuquajturës ‘acquis communautaire’ në sistemin tonë ligjor. Procesi i anëtarësimit është një mundësi historike, por nuk është një mundësi që do të zgjasë përgjithmonë nëse nuk jemi në gjendje të përmbushim kërkesat”, ka deklaruar Rama në këtë intervistë.

    Ndër të tjera, ai tha se konteksti gjeopolitik në Evropë ka ndryshuar për fat të keq “me ndihmën e Putinit”.

    “Diçka shumë e rëndësishme ka ndryshuar, konteksti gjeopolitik në Evropë. Dhe për fat të keq, ‘ndihma’ e Vladimir Putinit ishte e nevojshme për të rinisur shpejt proceset e integrimit që ishin lënë pas dore”, u shpreh ai.

    Sipas Ramës, është e nevojshme që BE-ja të forcojë radhët e saj dhe të pranojë anëtarë të rinj në mënyrë që të jetë e plotë. Por kjo, siç shprehet ai, lidhet me aftësinë dhe gatishmërinë e vendeve kandidate për të qenë në nivelin e kërkuar.

    “BE-ja mund të ushtrojë presion politik për të përshpejtuar procesin e afrimit, por nuk do të pranojë askënd që nuk i plotëson të gjitha kriteret”, tha kryeministri i Shqipërisë.

    Për sa i përket situatës në Ballkanin Perëndimor, Rama është i mendimit se situata “nuk ka qenë kurrë më e mirë se sot”.

    “Procesi i afrimit me BE-në po ndihmon shumë në zgjidhjen e problemeve të caktuara”, tha ai.

    Në fund, kur u pyet se cilat janë tre planet e tij më të rëndësishme për katër vitet e ardhshme, Rama tha: “Bashkimi Evropian, Bashkimi Evropian, Bashkimi Evropian”. /Klankosova.tv

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Gjykata më e lartë e Francës ka anuluar një urdhër arresti për ish-udhëheqësin sirian Bashar al-Assad, i akuzuar për bashkëfajësi në krime...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur mbylljen e plotë të urës auto-hekurudhore të Milotit, me një gjatësi prej 788 metrash, pas konstatimit të...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se do të zhvillojë bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump, në Skoci në...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte i angazhuar në pikëkalimin kufitar në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.