×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama për reformën në arsim: Ka filluar përfshirja e universiteteve tona në BE

    FrontOnline
    27 Prill 2025

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pati një takim me studentët dhe stafin akademik të Universitetit të Vlorës.

    Kreu i qeverisë u ndal tek reforma në arsim, duke thënë se tashmë universitetet po bëhen pjesë të Bashkimit Europian.

    Rama gjithashtu foli edhe për shkëmbimin ndërkombëtar në fushën e arsimit.

    “Kemi mbyllur 40 institucione të arsimit të lartë që nuk kishin asnjë standard, por synonin vetëm që të bënin biznes. Sot janë 90 programe në gjuhë të huaja. Ka filluar përfshirja e universiteteve tona në BE. Kemi filluar të kemi rezultate pozitive. Ajo që është më impresionuese në vitin 2024, është që 2594 studentë dhe staf shqiptar kanë përfituar nga programet e shkëmbimeve ndërkombëtare, ndërkohë që 1653 studentë dhe staf ndërkombëtar kanë marrë pjesë nga shkëmbimi këtu në Shqipëri”.

    “Është një fazë e parë, nuk është për të thënë që jemi të kënaqur me kaq, por është një rrugë e hapur tani më dhe beteja duhet të jetë e dyanshme. Beteja nga ana jonë për të rritur kapacitete në aspektin logjistik, në laboratorë e shumë të tjera”.

    “Duke rritur patjetër dhe fondet për kërkimin shkencore, ne i kemi rritur në mënyrë të ndjeshme por duhet më shumë. Dhe nga ana juaj për të intensifikuar marrëdhëniet me stafet e jashtë. Ndërkombëtarizimi financohet ekstra nga qeveria. Kam besim që jemi në rrugën e duhur”, tha Rama./abcnews.al

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Maj 2025
    Platforma e mediave sociale e Elon Musk, X, u përball me një tjetër ndërprerje të përhapur të martën, duke prekur përdoruesit në...
    Bota/Rajoni27 Maj 2025
    Bashkimi Evropian thotë se Kina, përfshirë edhe Hong Kongun, është përgjegjëse për “afërsisht” 80 për qind të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë,...
    Bota/Rajoni27 Maj 2025
    Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar sërish homologun e tij rus Vladimir Putin, duke thënë se ai po luan me zjarrin. Në...
    Të tjera
    Lajme27 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës nesër do të mbajë një konferencë për media. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media....
    Lajme27 Maj 2025
    Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha, ka përfunduar intervistimin nga hetuesit e Krimeve Ekonomike të Policisë, lidhur me kontratën...
    Vip27 Maj 2025
    Big Mama pothuajse prej dy muajsh ndodhet në izolim, si pjesë e spektaklit Ferma VIP. Këngëtarja e njohur shqiptare ka thyer heshtjen...
    Vip27 Maj 2025
    Pas operacionit në sy, G Bani ka vendosur të bëjë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë. Ka qenë vetë ish-banori i Big...
    Lifestyle27 Maj 2025
    Një në tetë persona raportojnë te mjeku se ndihen “të lodhur gjatë gjithë kohës” — dhe mund të ketë një shkaktar befasues,...
    Bota/Rajoni27 Maj 2025
    Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar sërish homologun e tij rus Vladimir Putin, duke thënë se ai po luan me zjarrin. Në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.