Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vlerësuar lartë prodhuesit, bizneset e agrobizneset, të cilët po prezantojnë produktet shqiptare në Festivalin Global Shqiptar i Gastronomisë në Berlin.
“Momente nga ‘Festivali Global Shqiptar i Gastronomisë në Berlin’, ku prodhues, biznese e agrobiznese po prezantojnë me krenari produktet tona të freskëta dhe autentike në sofrën globale”, ka shkruar Rama, në postimin e plotësuar edhe me video, në Facebook.
Kujtojmë se në Berlin të mërkurën hapi dyert Festivali Global Shqiptar i Gastronomisë, ku ishte e ftuar speciale edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Festivali prezanton, për dy ditë më radhë, prodhues, biznese e agrobiznese mbarëshqiptare, si një mundësi e mirë e krijimit të urave të reja të bashkëpunimit.