Mbrëmjen e 28 Nëntorit u mbajt koncerti madhështor i Dua Lipës në Tiranë.
Ky koncert u mbajt për nder të Ditës së Flamurit, 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
I pranishëm në këtë koncert ka qenë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Rama ndau një moment me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, të cilin e falënderoi për mbrëmjen që realizoi.
“Çika e Prishtinës e ndezi Tiranën. Dua Lipa. Faleminderit Erion Veliaj për këtë natë fantastike”, tha ai.
Dua përndryshe me koncertin në Tiranë e ka përmbyllur turneun në kuadër të albumit “Future Nostalgia”.
Ajo një ditë para këtij eventi mori nënshtetësinë shqiptare, duke u bërë kështu qytetarja më e re e Shqipërisë.