×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama para Hotit thotë se është thyer “tabuja” e minishengenit, përmend përfitimet nga ky projekt

    FrontOnline
    02 Tetor 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media pas nënshkrimit të marrrëveshjeve mes dy shteteve.

    Rama lavdëroi Hotin që i hapi rrugë dialogut me Serbinë, dhe ri-përmendi faktin që sipas tij ishte ai që hoqi pengesat që Kosovës i ishin vënë në barrë.

    “Më vjen mirë që sot jam posaçërisht me Avdullah Hotin, i cili me mençuri dhe kurajo ka zhbllokuar një proces të ngrirë dhe ka hequr një pengesë të vetvënë të Kosovës, duke i hapur rrugë vazhdimit të të vetmes vijë sjelljeje ndërkombëtare që Kosova ka të përcaktuar qysh në ditën e parë të lindjes së saj, dialogut dhe përkatësisë së patundur në familjen e madhe të vendeve që ishin kyçe në çlirimin e saj, në partneritet me BE-në dhe SHBA-të”, tha ai.

    Tutje, Rama foli edhe për projektin e mini-schengenit, temë kjo që sipas tij i është hequr tabuja e diskutimit.

    Ai tha se ky projekt mund të jetë pikënisje për njohjen e Kosovës nga Serbia.

    “ Më vjen shumë mirë që tabuja e shengenit rajonal ka rënë dhe e përsëris edhe këtu që shengeni rajonal është projekti i fëmijëve tanë. Një projekt që asnjë burrë në çfarëdo moshe qoftë s’mund ta marrë peng, dhe nuk duhet ta rrënojë duke shfrytëzuar mandate përfaqësimi nga populli ynë këndej dhe andej bjeshkëve. Shengeni rajonal është projekt që do të ndërtojë drejtpërdrejtë në një të ardhme më të mirë për fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve tanë. Është një projekt transformues ku duhet të shkëputemi nga e kaluara, dhe një proces për njohjen e Kosovës nga Serbia që mund ta realizohet vetëm përmes rrugëve diplomatike, mençurisë, durimit për të fituar një betejë. Kosova është shtet sovran që s’mund të vihet në dyshim nga askush që ende vonon ta njohë. I takon Kosovës mirëpo edhe Shqipërisë që mos ta shpërdorojmë lirinë”, tha ai.

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës (AIP) i ka rekomanduar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të që të mos e...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryekuvendari Galuk Konjufca ka shpërndarë pamje nga takimi i sotëm me homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali. Konjufca tha se në...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për aktakuzën që Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur ndaj 45 personave, përfshirë edhe Millan...
    Të tjera
    Sport11 Shtator 2024
    Ilir Daja është prezantuar si trajneri i ri i Dinamos së Tiranës. Trajneri i njohur shqiptar rikthehet pas trembëdhjetë vitesh te "Nëndetësja...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Qeveria shqiptare miratoi sot në parim marrëveshjen me Nikaraguan, për përjashtimin e vizave për pasaportat e zakonshme, diplomatike dhe të shërbimit. Po...
    Sport11 Shtator 2024
    Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i shkallës së parë, duke u mbështetur në në nenin 63, paragrafi 1, dhe paragrafi 4, të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Trendi i konvertime nga feja islame në atë katolike, po vazhdon të jetë në rritje. Vetëm gjatë ditës së sotme rreth 100...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, bënë homazhe në...
    Lajme11 Shtator 2024
    Aktivistja nga Sanxhaku, Amina Nuraj, ka folur për përvojat e saja të ndalimit në pikat kufitare të Serbisë disa herë kur ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.