×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Rama nuk është shquar kurrë si patriot – në vend që të jetë faktor bashkues, po ndez fitilin”

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, i ka quajtur shpifje të Kryeministrit shqiptar Edi Rama, deklaratat e dhëna drejt Lulëzim Bashës.

    Lauka vlerëson se qëndrimi i Ramës për çështjen e Gjykatës Speciale në Kosovë, është instrumental dhe hipokrit.

    Sa i përket shpifjeve të Edi Ramës, kundër kundërshtarëve të vet politikë. Sa e njoh Edi Ramën, ai nuk është shquar kurrë si patriot. Por ka qenë kozmopolit”.”Edhe në 2013 kur u bë kryeministër, për nevoja të veta, për kapital politik u kujtua që për të marr poza patriotike ndoshta merr ndonjë votë sepse ende ka ndikim në elektorat ana patriotike atdhetare edhe në Shqipëri dhe Kosovë, – po t’ia heq këtë petk ai mbetet prapë ai kozmopoliti i formuar”.”Sepse në vitet e fundit ai mbështeti tezën e ndarjes së Kosovës, ishte ndër të vetmit politikanë, që iu bashkua Hashim Thaçit dhe një grupi të vogël për ndarje të Kosovës”.”Ai ka bërë disa deklarata kontradiktore, por them mendimin tim për atë njeri”.

    ”Më vjen keq për situatën që është katrandis. Nuk e di a ka pension për ta ndihmuar, por duhet ta ketë. Unë gjykoj nga heroizmi që ka bërë në atë kohë. E ka futur edhe nënën e tij në lojë”.”Për këtë që ka bërë atë unë i heq kapelën atij. Ai kishte rënë plotësisht. Fati i tij mua më shqetësoi dhe nëse ka mundësi shteti i Kosovës, duhet ndërhyjë dhe ta ndihmojë atë”.”Qëndrimi i Edi Ramës, është qëndrim instrumental dhe hipokrit. Instrumental që e përdor për vete, dhe hipokrit pra me dy fytyra”.Sipas tij, kryeminsitri Edi Rama në vend që të jetë faktor bashkues ai po nxit përplasje, për shkak të zgjedhjeve, njofton Klan Kosova.”Në vend që të jetë faktor bashkues, ai (Edi Rama) po fut fitilin. Po e njollosë kundërshtarin e vet politik për 25 prillin”.”Lulëzim Bashën, unë e njoh. Nuk kam ndonjë simpati për të – e kam kritikuar për largimin e amendamenteve, sepse ia la pushtetin krejt zotërisë Edi Ramës”.

    Unë e kam pas ministër Lul Bashën, si ministër është një nga dy personat që ka bllokuar dosjen time. Lulëzim Basha në këtë rast për Kosovën, s’ka as hak – as hile”.”Ai ka qenë një nënpunës- përkthyes, por nuk ka qenë vendimmarrës. Vendimmarrës kanë qenë të tjerët. UÇK-ja është e mbrojtur. E gjithë bota me u ngrit në këmbë, nuk e njollos”.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Komisionit Parlamentar për Administratë Publike nga radhët e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Valon Ramadani, thotë se arsyeja kryesore e rritjes së anëtarëve...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Prokurori i Posaçëm Jack Smith dhe anëtarët e ekipit të tij planifikojnë të japin dorëheqjen para se Presidenti i zgjedhur Donald Trump...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komisioni i Posaçëm sot do të intervisitojë disa kandidatë. Bëhet fjalë për kandidatët për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese Intervistimi nis nga ora...
    Të tjera
    Vip13 Nëntor 2024
    Arioni dhe Diana kanë diskutuar rrugëtimin e tyre brenda shtëpisë më të famshme në vend teksa të dy as nuk kanë menduar...
    Vip13 Nëntor 2024
    Mevlani ka tentuar që gjatë debatit të tij me Gresën ta përfshijë edhe Rovenën. Por e ajo e ka refuzuar teksa Gresa...
    Vip13 Nëntor 2024
    Mevlani dhe Gresa kanë debatuar me njëri-tjetrin për sjelljet e tij brenda shtëpisë teksa jashtë e dashura e tij është në pritje...
    Vip13 Nëntor 2024
    Arioni si kapiten i javës ka fituar avantazhin e tij e që është një darkë vetëm me Dianën larg banorëve të tjerë....
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Senatori Marco Rubio është nominuar për Sekretar të Shtetit nga presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Rubio përmes...
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Pothuajse gjysma e të rriturve i zë paniku kur bateria e celularit të tyre është pothuajse bosh. Është edhe më keq për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.