Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bën me dije se po shkon drejt Shteteve të Bashkuara për të siguruar vaksinën anti-Covid në Shqipëri, paralelisht me vendet e tjera.
Rama ka thënë se kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës është qëllimi i vizitës së tij në SHBA.
“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri! Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara ✈️”, ka shkruar Rama.
Vaksinat për COVID-19 pritet që së shpejti të arrijnë te qytetarët, por ky proces pritet të shoqërohet edhe me një bum të dezinformatave në lidhje me këtë vaksinë, që mund të dëmtojnë besimin e publikut dhe përpjekjet për të ndaluar përhapjen e coronavirusit.
Qeveritë kanë një rol të veçantë në luftën kundër keqinformimit. Edhe mediat sociale kanë rolin e tyre, por deri më tani, ato nuk kanë arritur të parandalojnë përhapjen e teorive të çuditshme të konspiracionit anti-vaksinë, shkruajnë mediat botërore.
Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi.
Rrugës për në Shtetet e Bashkuara ✈️
— Edi Rama (@ediramaal) December 5, 2020