×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama nga Durrësi: Anëtarësimi në BE mbyll kapitullin e diskriminimit ndaj shqiptarëve

    FrontOnline
    10 Prill 2025

    Në një takim me të rinjtë e Durrësit, një ditë para nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, Kryeministri Edi Rama u ndal te mesazhet kyçe të Partisë Socialiste për këtë garë elektorale, duke vënë theksin te integrimi në Bashkimin Europian dhe fuqizimi i votës së të rinjve.

    “Nëse mbyllim këtë kapitull të historisë, mbyllim njëkohësisht edhe plagët e vjetra. Nuk do të ndjehemi më të përbuzur e të shtypur, as nga të huajt, as nga vetvetja”,– deklaroi Rama.

    Takimi nisi me fjalën hyrëse të drejtueses politike të qarkut, Emiriana Sako, e cila prezantoi edhe kandidatët e zonës. Më pas, Rama iu drejtua të rinjve si “pjesa më vitale e shoqërisë”, duke i ftuar ata të marrin pjesë aktive në zgjedhje.

    Zgjedhjet e 11 majit nuk janë si të tjerat. Këtë herë vendoset konkretisht për të ardhmen tuaj. Është koha për të kurorëzuar ëndrrën që shqiptarët e kanë pasur prej vitit 1991: ‘Ta bëjmë Shqipërinë si Europa” – tha Rama.

    Ai theksoi se përfitimet nga anëtarësimi në BE nuk janë thjesht politike, por prekëse në jetën e përditshme.

    Sot ne mund të shkojmë kudo në Europë, por nuk mund të qëndrojmë. Kërkojmë azil sepse nuk jemi të integruar. Nëse jemi në BE, nuk shkojmë më si azilantë, por si qytetarë europianë me të gjitha të drejtat, – shtoi ai.

    Rama vlerësoi arritjet në reformën në drejtësi, duke e cilësuar si një prej transformimeve më të rëndësishme që i paraprin anëtarësimit në BE.

    “Për herë të parë në histori, drejtësia nuk pyet se kush është në pushtet. Po shihni ministra, deputetë, zyrtarë që hetohen e ndëshkohen. Kjo nuk ndodhte kurrë më parë. Jemi kryelartë që drejtësia po bën punën e saj,” – u shpreh ai.

    Duke iu përgjigjur edhe kritikëve politikë, Rama ironizoi deklaratat e kreut të opozitës Lulzim Basha.

    Po Lulin e keni dëgjuar? ‘Ku i ke shokët Ramë?’ thotë ai. Vetëm tek pull si shofer policie. Sa qesharakë që janë!”, tha Rama.

    Kryeministri përmbylli fjalën me një apel të drejtpërdrejtë për mobilizim maksimal në Durrës.

    “Ne duhet të dalim në 11 Maj me mbi 900 mijë vota. Këtu në Durrës jemi shumë afër mandatit të 9. Kemi përvojën, kemi besimin. Le ta bëjmë!”

    Rama përmendi gjithashtu edhe rolin e diasporës, duke përmendur potencialin e 1 milion votave që mund të sjellin shqiptarët jashtë vendit, nëse realizohet pjesëmarrja e tyre në zgjedhje./Express/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Pas një dite me temperatura të larta, moti pritet të përkeqësohet ndjeshëm gjatë mbrëmjes së së shtunës. Sipas paralajmërimeve të fundit, disa...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Kancelari gjerman Friedrich Merz do të udhëtojë për në Uashington javën e ardhshme për t’u takuar me presidentin amerikanDonald Trump, me luftën...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Polonia do të mbajë një balotazh presidencial të dielën midis dy kandidatëve që ofrojnë vizione krejtësisht të ndryshme për të ardhmen e...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, do të...
    Lajme31 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, kduke folur për Marrëveshjen Bazike, ka thënë se...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më...
    Lajme31 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se sot ka shkuar për të parë nga afër stërvitjet në kuadër të “Defender Europe...
    Lajme31 Maj 2025
    Kosovën do ta vizitojë për tre ditë me radhë ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Këtë e bëri...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në Ukrainë. Dhe, deri më tani,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.