×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama: Negociatat me BE-në duhet të mbyllen deri në 2027

    FrontOnline
    16 Prill 2025

    Shqipëria duhet të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian deri në 2027. Kështu deklaroi sot kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë e njësisë 1, 2 dhe 3 në Tiranë për Shqipërinë 2030 në BE.

    “Mbyllja e negociatave nënkupton që 1 mijë vetë nga ana jonë nën drejtimin e 38 negociatorëve të ndarë në grupe duhet të negociojnë çdo lloj gjëje për të bërë marrëveshjen deri në 2027 që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së. Nga ana tjetër janë 1 mijë të tjerë që merren me çdo detaj me zogjtë, peshqit, kafshët, pemët, ujërat, industrinë, shëndetësinë, me drejtësinë, të gjitha, çdo gjë që lidhet me shtetin”, nënvizoi Rama.

    Kryeministri Rama u shpreh se “këto negociata deri në 2027 janë negociatat më të shpejta në historinë e BE-së pas një rasti shumë të veçantë që ka qenë Finlanda që i ka bërë për një vit. Tre vjet negociata se mund t’ju thonë çfarë është kjo histori ka 12 vjet Edi Rama thotë se do ju çojë në BE dhe tani thotë më jepni katër të tjera se 12 nuk më dolën. Po Mali i Zi që ishte shumë përpara nesh kur morëm detyrën në 2013 i kishte filluar negociatat në 2012 pse nuk është në BE. Meqë e ka fajin këtu Edi Rama, po Maqedonia e Veriut që është bërë kandidate në 2005”.

    “Ne kandidatë u bëmë pasi e morëm ne Shqipërinë dhe u bëmë kandidatë se nuk i afrohej kush fare. Po Serbia që i ka hapur negociatat në 2014 pse nuk është në BE. Sepse negociatat me BE- në janë një marrëdhënie dypalëshe, ti bën detyrat e tua ata duhet të bien të gjithë dakord”, tha Rama.

    Sot, vijoi Rama, për arsye të tyre përveçse se për fatin që ne kemi bërë detyrat ata kanë hapur derën dhe kanë hapur derën dhe siç duam ne të hyjmë për herë të parë që nga viti 1991 duan edhe ata që ne të na marrin brenda.

    “Por kjo do të thotë që ajo dera e hapur nuk rri e hapur pafundësisht. Ajo është dera, është hapur dhe ata na kanë vënë përpara planin dhe na kanë thënë deri në 2027 duam t’i mbyllim negociatat me ju që do të thotë ne duhet të punojmë ditë-natë çdo ditë për t’i hapur këto negociata të gjitha dhe për t’i mbyllur deri në 2027”, tha Rama./ATSh

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes dy fotografive ka thumbuar Partinë Demokratike, pas fitores së madhe që e mori në zgjedhjet e...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Pesë persona kanë vdekur pasi dy helikopterë civilë u përplasën në ajër në Finlandë, tha policia lokale. Helikopterët u rrëzuan pranë Aeroportit...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Një numër i madh i njerëzve janë duke qëndruar krah për krah jashtë bareve dhe restoranteve në Bazel të Zvicrës dhe po...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Shumë të huaj ëndërrojnë të marrin shtetësinë gjermane, por vonesat e gjata dhe burokracia mund të pengojnë. Çfarë kohësh pritjeje duhet të...
    Lajme17 Maj 2025
    Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar vendosjen e një pajisjeje interesante në qytet. Pajisja ofron internet, mundësi për të karikuar telefonin,...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Norvegjia është nga shtetet e para që ka nisur performimin në festivalin më të madh të këngës në Evropë, Eurovision. Artisti që...
    Lajme17 Maj 2025
    Dy persona janë dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës pasi janë lënduar me mjet të mprehtë. Mjeku Ejup Govori për...
    Lajme17 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian është takuar me presidentin francez, Emmanuel...
    Lajme17 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar fitore sonte Shkodrës Elektronike në festivalin e këngës Eurovision. Në një postim në Facebook, ajo ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.