×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama në OKB: Shqipëria ishte vik`timë e sul*meve kibernetike nga Irani

    FrontOnline
    23 Shtator 2024

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ngritur në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara shqetësimin se si Shqipëria ra viktimë e sulmeve kibernetike.

    Sipas kryeministrit Rama, Shqipëria e provoi “në realitet se sa shumë kjo botë e re e bazuar në teknologji mund të sjellë dëme për vendet dhe për qytetarët”.

    “Shqipëria ka qenë viktimë e një sulmi të egër kibernetik nga Irani. Ne e provuam në realitet se sa shumë kjo botë e re e bazuar në teknologji mund të sjellë dëme për vendet dhe për qytetarët. Por tekefundit nuk ka aspak dyshim se nëse do të jemi në gjendje të krijojmë një sistem, ku bota dhe komuniteti i kombeve të përfitojnë më të mirën nga premtimet e teknologjisë digjitale dhe në të njëjtën kohë, të frenojnë të gjitha  efektet e dëmshme që mund të vijnë nga përdorimi dashakeq i saj, kjo botë do të ishte një vend shumë më i mirë”, theksoi Rama.

    Më tej kreu i qeverisë vuri në dukje se vendi po përdor Inteligjencën Artificiale për të përshpejtuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

    “Teknologjia digjitale me premtimin e saj për progres eksponencial është bekim për vendet në zhvillim. Ne në Shqipëri e kemi parë në jetën reale dhe me përpjekjet përkatëse u bëmë një vend ku 95% e shërbimeve sot ofrohen ‘online’ e ku sportelet dhe radhët e gjata janë tashmë histori e të shkuarës. Nga ana tjetër, ne po shfrytëzojmë përparësitë e modelit të Inteligjencës Artificiale, për të çuar shpejt përpara negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian”, shpjegoi Rama.

    Ai nënvizoi më tej se Shqipëri po sheh edhe “për ndërtimin e një modeli të ri plotësisht transparent dhe 95% të bazuar tek IA  për prokurimet publike”./rtsh.al

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Krimet e dhunshme në Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të bien për të dytin vit me radhë, ndërsa agjencitë e zbatimit të ligjit...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha në Nju Jork se do të dekorojë përfaqësuesit e shteteve “që ishin në anën e Beogradit”...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Me moton ‘Për identitet dhe dinjitet’ sot kanë protestuar shqiptarët në Preshevë. Shqiptarët në Luginë protestuan kundër shkeljeve të të drejtave të...
    Të tjera
    Lajme23 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka takuar ish-presidentin e ShBA-së Bill Clinton dhe ish-sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton. Osmani i ka...
    Lajme23 Shtator 2024
    Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli po i vazhdon takimet e tij me liderë botërorë, për promovimin e Kosovës. Ai...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Me moton ‘Për identitet dhe dinjitet’ sot kanë protestuar shqiptarët në Preshevë. Shqiptarët në Luginë protestuan kundër shkeljeve të të drejtave të...
    Sport23 Shtator 2024
    Trent Alexander-Arnold e ka zbuluar përvojën e të punuarit me trajnerin e ri të Liverpoolit, Arne Slot, duke e cilësuar më mirë...
    Lajme23 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka bërë të ditur...
    Lajme23 Shtator 2024
    Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Remzije Istrefi-Peci, është fituese e Çmimit 2024 për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Çmimi pritët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.