×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Ndalimi i punimeve në “Xhorxh Bush”, tendencë për të bllokuar zhvillimin e Prishtinës

    FrontOnline
    18 Prill 2025

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka adresuar shqetësimin lidhur me ndalimin e punimeve në këtë zonë nga institucionet qendrore.

    Rama e cilësoi këtë veprim si ndërhyrje të paligjshme dhe të qëllimshme, e cila cenon të drejtën e Prishtinës për zhvillim të qëndrueshëm urban dhe kulturor.

    “Për herë të dytë, Qeveria Qendrore ka ndërprerë punimet në një projekt që synon transformimin e kësaj hapësire në shërbim të qytetarëve. Arsyetimet për këtë ndërhyrje janë të pabazuara dhe joligjore nga  institucionet që duhet të jenë të pavarura e që po përdoren për qëllime politike,” tha Kryetari Rama.

    Ai theksoi se projekti në këtë shesh është konceptuar me qëllimin për të modernizuar hapësirën publike, duke integruar dhe promovuar trashëgiminë kulturore si pjesë të identitetit dhe zhvillimit ekonomik të qytetit dhe jo për të cënuar atë.

    Pavarësisht ftesës për debat publik, nuk ka pasur gatishmëri nga Ministri për t’u përballur me të vërtetat para qytetarëve.

    “Kryeqyteti do të vazhdojë të mbrojë të drejtën për zhvillim dhe do të vazhdoj me procedura ligjore ndaj të gjithë atyre që shkelin ligjin”, përfundoi Kryetari Rama.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se mbi 148 mijë punëtorëve mund t’u rrezikohet vendi i punës me vendimin për rritjen...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, hodhi poshtë çdo mundësi për një koalicion mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje,...
    Lajme15 Maj 2025
    Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka filluar sot zbatimin e planit operativ “Motoçikleta 2025”. Gjatë ditës...
    Të tjera
    Lajme15 Maj 2025
    Besnik Tahiri realizoi sot një vizitë pune në Mal të Zi, ku u takua me Kryetarin e Ulqinit, z. Genci Nimanbegu, dhe...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar takimin me presidenten Vjosa Osmani me krerët e partive parlamentare, duke...
    Lajme15 Maj 2025
    Ismet Kryeziu nga KDI ka kritikuar Albin Kurtin e VV-së për mosdeklarimin e tij para mediave. Ai ka thënë se kjo tregon...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025, sipas një analize të platformës ndërkombëtare HelloSafe, e...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mesin e liderëve që e ka pritur sot është edhe homologu i tij finlandez, Petteri Orpo....
    Lajme15 Maj 2025
    Profesori i Fakultetit Filozofik, Arben Hajdari, po përballet fatkeqësisht me një sfidë të rëndë për jetën. Atij i është rikthyer sëmundja e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.