×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama: Meta tenton të hedhë në erë zgjedhjet

    FrontOnline
    29 Tetor 2020

    Kryeministri Edi Rama vijoi sulmet ndaj presidentit Ilir Meta, teksa foli nga foltorja e Kuvendit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

    Rama tha se vendimi i Metës për të dërguar Kodin Zgjedhor në Komisionin e Venecias është një përpjekje për të hedhur në erë zgjedhjet e 25 prillit.

    “Për sa i përket përpjekjes së Ilir Metës për ta bllokuar këtë proces, duke e çuar në Venecia, është një përpjekje se tregon se ku do të dalë Ilir Meta. Do të dalë aty ku faktikisht desh të dalë edhe më parë, të hedhë në erë zgjedhjet”, tha Rama.

    Më tej, kryeministri deklaroi se presidenti po bën atë që nuk e ka bërë askush në botë deri më sot, duke dekoruar ata që kanë rënë në luftë 50 apo 100 vite më parë.

    “Ilir Meta me një trastë me verdhushka në dorë, shkon dhe iu shpërndan medalje si të dalluar mes heronjve. Nuk e ka bërë asnjë në botë këtë asnjëherë, as mbretërit, as perandorët, as princat, as kancelarët, presidentët e tjerë jo, që t’iu japin medalje atyre që kanë rënë në fushat e luftës para 50 apo 100 vjetësh. Është e pamundur të ndodhë. Ilir Meta kërkon të na thotë që jo vetëm ndodh, por kjo është gjëja e duhur. Te kjo shfaqje e një shkarjeje të rëndë unë shoh arsyen pse vjen këtu refuzimi. Refuzimi për ligjin zgjedhor për zgjedhjet që bëhen në prill të vitit të ardhshëm. Nëse do t’i besonim Monikës, me ligjin e sotëm, LSI merr 100 mandate, ndërsa po se miratuam merr 80. Ligji që ne kalojmë e bën më të qartë për njerëzit se ku të votojnë, për këtë votojnë dhe se ku përfundon vota e tyre.

    Deri më sot vota ka qenë që votojmë Lulin, po e ke si ato mrrokllat kinder, që hap çokollatën te del Meta brenda, edhe Monika bashkë. Llogarite ta gëlltisësh pa e hapur atë, e ke Metën me Monikën këtu te barku duke të bërë protestë çdo ditë për punësime, tenderime, reflektime dhe dekorata, ndërkohë që ti je demokrat. Imagjino Korab Lita se nga çfarë ke shpëtuar ti. është e paimagjinueshme për mua që ti nuk e ke votuar dhe nuk e voton sot këtë. Ne nuk kemi çfarë presim. Për sa i përket përpjekjes së Ilir Metës për ta bllokuar këtë proces, duke e çuar në Venecia, është një përpjekje se tregon se ku do të dalë Ilir Meta. Do të dalë aty ku faktikisht desh të dalë edhe më parë, të hedhë në erë zgjedhjet.

    Ne do ta bëjmë këtë se fiton zgjedhësi, se e di mirë për këtë voton. E di shumë mirë se po votoi Lulin, voton në paketë Ilirin e Monikën, bashkë me Saliun. Merr këtej e merr andej dhe në fund kape qeverinë për këmbësh, e pastaj qeveria ka përgjegjësi, LSI ka qetësinë, kurse dashuria është transaksion, edhe këtej, edhe andej. Sikundër e kemi thënë edhe më parë kjo lojë ka mbaruar. Nuk është Parlamenti që e shkarkon Presidentin, por është Gjykata Kushtetuese në fund fare”, deklaroi ai./BW

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr për të udhëhequr departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore. “Jam i emocionuar të shpall...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Rastet e fruthit janë rritur me më shumë se 200 për qind në rajonin evropian gjatë vitit të kaluar në mes të...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Një urë në Krimenë e pushtuar nga Rusia është shembur “spontanisht”, duke dëmtuar shinat hekurudhore poshtë saj dhe duke lënë dy persona...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.