×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama, mesazh kandidatëve: Mos u shpërqendroni nga zona, fokusohuni në numrin 5 në listën e hapur

    FrontOnline
    01 Prill 2025

    Kryeministri Edi Rama ka dërguar një mesazh kandidatëve të Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve, duke i udhëzuar ata që të respektojnë vijat e kuqe të fushatës. Në mesazhin e tij, Rama ka theksuar se deputetët nuk duhet të hapin zyra jashtë zonës që u është caktuar nga drejtuesit politikë dhe se fushata duhet të përqendrohet vetëm në numrin 5 në listën e hapur të votimit.

    Rama ka theksuar: “Asnjë deputet s’duhet të hapë zyra të vetat jashtë zonës së caktuar nga drejtuesi politik. Çdo deputet është i lirë të bëjë takime ku të dojë, por ama në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorë për takimet e tij strukturën dhe as të bëjë takime me strukturën jashtë zonës së përcaktuar nga drejtuesi politik.”

    Ai ka kërkuar gjithashtu që ata që janë në listën e mbyllur të mos orientojnë votën preferenciale për kolegët e tyre. “Deputetët në listë të mbyllur nuk duhet kategorikisht të kërkojnë vota për asnjë deputet në listën e hapur, por vetëm për numrin 5, dhe të gjithëve duhet t’u thonë: ‘Tek vota preferenciale jeni të lirë!’” theksoi Rama.

    Sipas tij, kjo është një mënyrë për të shmangur konflikte brenda ekipit dhe për të ruajtur barazinë e garës mes kandidatëve. “Deputetët në listën e hapur nuk është mirë t’u kërkojnë kolegëve në listën e mbyllur vota në zonën përkatëse, pasi e para i vënë në pozitë të vështirë; e dyta i shtyjnë drejt prishjes së barazisë së garës; dhe e treta i bëjnë të çorodisin strukturën!”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Prill 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, do të qëndrojë në Tiranë më 8 prill. KlanTV ka publikuar...
    Bota/Rajoni04 Prill 2025
    Qeveria ka miratuar fonde shtesë për organizimin e samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili do të mbahet në Tiranë më...
    Bota/Rajoni04 Prill 2025
    Mark Antony Samson, 23-vjeçari që rrëfeu vrasjen e ish-të dashurës së tij Ilaria Sula, studentes me origjinë shqiptare, deklaroi se nuk e...
    Të tjera
    Lajme04 Prill 2025
    Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka zhvilluar sot një fluturim vështrues “heli-recce”, përgjatë vijës kufitare administrative, me një helikopter...
    Bota/Rajoni04 Prill 2025
    Qeveria ka miratuar fonde shtesë për organizimin e samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili do të mbahet në Tiranë më...
    Bota/Rajoni04 Prill 2025
    Mark Antony Samson, 23-vjeçari që rrëfeu vrasjen e ish-të dashurës së tij Ilaria Sula, studentes me origjinë shqiptare, deklaroi se nuk e...
    Lajme04 Prill 2025
    Zyrtari policor Alban Tolaj, që dyshohet se ka vrarë veten, është babai i influenceres/tiktokeres së njohur Elsa Tolaj. Elsa ka reaguar përmes...
    Lajme04 Prill 2025
    Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arton Demhasaj, për FrontOnline ka komentuar marrëdhëniet e dobëta ndërmjet Presidencës dhe Qeverisë, duke...
    Bota/Rajoni04 Prill 2025
    Brenda një muaji, gripi i shpendëve në Shqipëri ka shuar disa biznese me pula. Sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, deri...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.